Home MAGAZINA Gold AG kërcënon udhëheqësin e një emisioni në Radio Urban FM

Gold AG kërcënon udhëheqësin e një emisioni në Radio Urban FM

600
0
SHARE

Reperi Gold AG, ka kërcënuar udhëheqësin e emisionit “Drive Time” të Radios Urban FM., Mentor Shukin.

Kërcënimet që ka marrë Shuki pas transmetimit të emisionit të tij të hënën, janë publikuar edhe në faqen personale të tij.

E këtë lajm e ka bërë të ditur stafi i Radios Urban FM, që shqetësimet ndaj mesazheve kërcënuese të reperit, i ka dërguar edhe në Asociacionin e Gazetarëve Profesionistëve të Kosovës.

“Duke qenë të vetëdijshëm se kërcënime dhe sharje të këtilla nuk tolerohen në asnjë mënyrë, dhe me asnjë kod etik, ne vlerësojmë dhe ftojmë AGKP por edhe autoritetet tjera që mirren me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe mediave, që të reagojnë dhe të marrin masat përkatëse në mënyrë që këto kërcënime shumë serioze që shihen edhe nga vet teksti i pranuar në inbox-in e gazetarit Mentor Shuki, të dënohen në mënyrë që ato mos të përsëriten pasi që tolerimi I këtyre kërcënimeve kërcënon hapësirën profesionale të gazetarëve për të kryer punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur.”, thuhet në deklaratën e stafit të Urban FM.

“Duke pritur mbështetjen e AGKP-së, presim nga ju një distancim publik nga këto kërcënime, duke dalur në mbrojtje të punës së gazetarëve, për qka është AGKP-ja është e ftuar të bëjë”, thuhet tutje në deklaratë.

Më poshtë janë edhe kërcënimet që janë publikuar.

Vëretjeje: Gjuha e përdorur më poshtë ka përmbajtje banale