Home Aktuale Diaspora e Luginës së Preshevës: Të faleminderit President Bujar Nishani!

Diaspora e Luginës së Preshevës: Të faleminderit President Bujar Nishani!

233
0
SHARE

Vizita e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, në Preshevë e Bujanoc, ka ngjallur një shpresë vërtet të madhe te të gjithë banorët e asaj ane, e pa përjashtuar diasporën tonë, që dihet, se ato treva kanë një mërgatë të fuqishme dhe thuajse, çdo shtëpi e ka një familjarë

 Vizita e presidentit të Shqipërisë, Sh.T.Z.Bujar Nishani, që do ia bëjë Preshevës e Bujanocit, ka ngjallur një shpresë vërtet të madhe te të gjithë banorët e asaj ane, e pa përjashtuar diasporën tonë, që dihet, se ato treva kanë një mërgatë të fuqishme dhe thuajse, çdo shtëpi e ka një familjarë.

Me të kuptuar lajmin zyrtar, se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani, me datë 7 mars, për ditën e mësuesit, do të jetë në mes të Preshevës e Bujanocit, i ka gëzuar tej mase edhe diasporën shqiptare e konkretisht ate të Luginës së Preshevës.

Vijnë reagime të shumta falënderimi nga kjo diasporë, që ka kontribuar pa ndërprerë në çdo situatë, që e ka kërkuar atdheu ynë. Kjo diasporë, që është arteria kryesore e zhvillimeve të ndryshme në atdhe.

“Për herë të parë po na vjen një president, është historike, nuk mundemi ta përshkruajmë, kjo është e veçantë, do të shkojmë sa të mundemi edhe ne nga diaspora, që ta mirëpresim presidentin tonë, i lumtë presidentit, që nuk na ka harruar, ky vërtet ishte president, duke mos i harruar edhe bashkëkombasit e trevave të tjera, sepse ka pasur takime të shumta me veprimtarë nga trevat tona, ky president edhe nxënës të tre qyteteve, Medvegjë, Bujanoc e Preshevë i ka pritur si është më së miri, që nuk e ka bërë deri më tash askushi“, ishin disa nga reagimet e shumë mërgimtarëve nga Lugina e Preshevës, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër e që shtrihen edhe me degë të saja nëpër disa qytete të ndryshme të Europës e deri në SHBA.

Vizita e presidentit të Shqipërisë, Sh.T.Z.Bujar Nishani, që do ja bëje Preshevës e Bujanocit, ka ngjallur një shpresë vërtet të madhe te të gjithë banorët e asaj ane, e pa përjashtuar diasporën tonë, që dihet, se ato treva kanë një mërgatë të fuqishme dhe thuajse, çdo shtëpi e ka një familjarë.

Kryesuesit e këtyre shoqatave, që afër vetes kanë një veprimtari të çmuar kombëtare e humanitare, ndjehen shumë të lumtur dhe optimist, se tash e tutje, vërtet për një mend, do të angazhohet edhe shteti shqiptarë për ata banorë autoktonë, që kanë mbetur në një situatë siç e dijnë të gjithë.

Është rinia e asaj ane, që çdo here ka reflektuar kohë pas kohe për të mirën e atdheut në të gjitha trevat shqiptare.

Ato treva kanë rritur e edukuar shumë personalitete, që i kanë dhënë atdheut dhe padyshim edhe çlirimtarë, që e kanë dashur dhe duan paqen.

Lugina e Preshevës, ishte dhe mbetet me sy e shpirt nga Shqipëria mëmë dhe kjo vizitë, që është vizita e parë e një presidenti të Shqipërisë, do të kujtohet përjetësisht brez pas brezi.

Mërgat e Luginës së Preshevës, sipas burimeve tona të siguruara nga këto kryesi të shoqatave, do të shënojnë këtë datë në shpirtin e tyre dhe do të organizohen që të shkojnë e ta presin presidentin Nishani, në mesin e vëllezërve, që gjithmonë ka punuar shqip, kanë ecur e vepruar shqip.

Këta veprimtarë, falënderojnë presidentin, stafin e tij, që vërtet gjatë gjithë mandatit të tij, asnjëherë nuk e ka harruar Luginën e Preshevës.

Presidenti Nishani, ka pritur edhe mërgimtarë të Luginës nga Zvicra e më gjerë në presidencë e që këto vizita, mbeten të paharruara dhe frymëzuese për veprimtarët e devotshëm mërgimtarë. Me një fjalë, mërgata është tej mase e lumtur, me këtë vizitë historike, të Presidentit, Bujar Nishani në Luginë të Preshevës. Telegramin përshëndetës e shkruajtën unanimisht;

Kryesia e Shoqatës „Medvegja“ me qendrën e saj në Fully të Valisit, Zvicër, me kryetar, z.Zenel Neziri, Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“ me seli në Gosau të St.Gallenit, me kryetar, z.Fazli Musliu, Asociacioni „Sos Medvegjë-Çamëri“, me seli në Gjenevë, me kryetar, Fadil Selmani, Shoqata Humanitare „Agimi“, me qendër në Avanches të Zvicrës, me kryetar Xhemail Ibrahimi, Shoqata Kulturore „Jehona“, Zvicër me kryetar Musa Salihi.