Home Aktuale Zvicër: Një shqiptar nga komuna e Bujanocit vdes në aksident trafiku (foto)

Zvicër: Një shqiptar nga komuna e Bujanocit vdes në aksident trafiku (foto)

170
0
SHARE

Në një aksident me fatalitet që ndodhi sot rreth orës 5:30 minuta në Steinach të Kantonit Thurgau ndërroi jetë një 28 vjeçar.

Makina e cila humbi kontrollin në një rreth rrotullim nga shpejtësia e lartë të cilën e ngiste 28 vjeçari ka goditur një  veturë tjetër ku ngasës ishte një 48 vjeçar, me ç’rast makina e 28 vjeçarit ka dalë nga rruga duke u përplasur në një fabrikë ndërtimi aty afër.

aksidenti-2
Policia e Kantoni Thurgau ka njoftuar se i riu ka vdekur nga lëndimet e rënda, ndërsa ngasësi tjetër i veturës (48) ka marrë lëndime të rënda dhe është i shtrirë në spital pa ndjenja.
Siç ka mësuar Titulli, i ndjeri, 28 vjeçari është shqiptar nga komuna e Bujanocit
aksidenti-3