Shkurte Gashi e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Këngëtarja Shkurte Gashi e ka publikuar këngën e re, shkruan lajmi.net.
“Vitet” titullohet ky projekt muzikor i cili vjen i realizuar edhe në anën vizuele. Muzika është bërë nga vetë këngëtarja e cila e ka shkruar edhe tekstin në bashkëpunim me regjisorin e njohur, Sunaj Saraçi.
Kësaj here punën ia ka besuar producentit Nurteel dhe duke pasur parasysh se kënga u pëlqye nga publiku, bashkëpunimi i tyre ka shkuar shumë mirë.