Home RISI & KURIOZITETE Vajza që vdiq nga kanceri një lë mesazh të fshehur për botën

Vajza që vdiq nga kanceri një lë mesazh të fshehur për botën

392
0
SHARE

“Ndoshta nuk ka rëndësi fundi i lumtur, ndoshta e vetmja gjë e rëndësishme është historia”: Familja që humbi vajzën nga kanceri gjen shënimin me 3000 fjalë në pjesën e pasme të pasqyrës

Athena Orchard, 12 vjeçe, luftoi një betejë të guximshme me kancerin, por vdiq tragjikisht javën e shkuar. Ajo vuante nga një kancer i rrallë kockash. Familja e saj gjeti pak ditë pas vdekjes së vajzës një mesazh prekës në pjesën e pasme të pasqyrës në dhomën e saj.

Ajo kishte filluar ta shkruante që kur u diagnostikua me kancer në dhjetor të vitit të kaluar. Vajza shkruante:

Çdo ditë është e veçantë, shijoje. Mund të zbulosh se ke një sëmundje vdekjeprurëse nesër ndaj kalo bukur çdo ditë. Jeta është e keqe vetëm nëse ti e bën të tillë. Lumturia varet nga ne… Ndoshta nuk ka rëndësi fundi i lumtur, por historia… Qëllimi i jetës është një jetë me qëllim. Dashuria nuk ka të bëjë me gjetjen e dikujt për të kaluar jetën, ka të bëjë me gjetjen e dikujt pa të cilin nuk mund të bësh përpara. Lumturia është një drejtim, jo një destinacion.