Home Aktuale Asfaltimi i rrugës ia kthen shpresën për jetë banorëve të Maltërnocit(Video+foto)

Asfaltimi i rrugës ia kthen shpresën për jetë banorëve të Maltërnocit(Video+foto)

1155
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë ditës së sotme ka inspektuar punimet rreth asfaltimit të rrugës në fshatin Maltërnoc të komunës së Bujanocit.

Asfaltimi i rrugës në fshatin Maltërnoc ia ka kthyer gjallërin banorëve të këtij vendbanimi. Asfaltimi i rrugës ka filluar nga Xhamia e këtij fshati e që do të përfundon deri në hyrje të Maltërnocit në fazën e parë, për të filluar në fazën e dytë deri tek shkritorja në Tërnoc
Në rrugën e cila të shpie në drejtim të xhamisë së fshatit sot pas 20 vieteve ka kaluar vetura e parë.

Me këtë rast Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se unë personalisht jamë shum i kënaqur me realizimin e këtij përojekti dhe është një emocion i vaçant të shohësh fëmijët se si loznin nga gëzimi me bicikleta në rrugët e asfaltuara.

Nga ana tjetër, banorët e këtij fshati falënderuan kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi , për ndërtimin e rrugës, tre kilometërshe, rrugë e cila i ndihmon në qarkullimin e tyre.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=5nDAufObImg&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]

Projekti në fjalë ka filluar në shtatorin e vitit të kaluar ndërkaq gjatë ditës së djeshme ka filluar asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 3 kilometrave dhe gjerësi 4 metra.
Projekti kap vlerën prej 27 milion dinarë dhe financohet nga buxheti komunal punëkryes është kompania Saba Bellça./Lugina Press/

 

OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA

LEAVE A REPLY