Partia Demokratike (PD) dhe Lëvizja për Reforma (LR) kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH).
Sipas marrëveshjes, bartës i listës së përbashkët do të jetë Sali Salihi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PD-së, Nagip Arifi në profilin e tij në facebook.
Postimi i plotë i Nagip Arifit:
Qytetarë shqiptarë të Luginës së Preshevës,
Partia Demokratike ka arritur marrëveshje me Lëvizjen për Reforma që të garojnë me një listë të përbashkët për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar që do të mbahen më 8 nëntor 2026.
Bartësi i kësaj liste do të jetë Sali Salihi i mbështetur nga të dyja partitë, i cili do t’i prijë garës zgjedhore.
Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ndërtuar një platformë të përbashkët dhe përfaqësim sa më dinjitoz të shqiptarëve.
Aktivitetet dhe takimet tona me qytetarë do t’i nisim nga fillimi i javës së ardhshme.
Bashkë drejt fitores! 🇦🇱






