Home SPORT Milan, Kaka: Po arrijmë rezultate pozitive

Milan, Kaka: Po arrijmë rezultate pozitive

758
0
SHARE

Milani dhe Brazili, dy skuadra fatet e të cilave lidhen me njëra tjetrën për mesfushorin Kaka, i cili ka dy objektiva parësorë këtë sezon, të ecë sa më shpejt me kuqezinjtë për të kapur trenin Brazil 2014. Në këtë aspekt, sfida e së dielës mbrëma kundër Juventusit është një reklamë që lojtari dëshiron ta shfrytëzojë sa më mirë pasi e di që Luis Felipe Scolari vazhdon ta ndjekë me vëmendje dhe ndoshta ku i dihet, ai mund ta rikthejë sërish në gjirin e Selecaos për botërorin e fundit të karrierës së tij. Gjithsesi, fantazisti nuk dëshiron të mendojë gjatë për këtë çështje pasi ai e di shumë mirë se rruga për në Brazil kalon nga Milano, madje edhe nga “San Siro” ku do të luhet një nga sfidat më të nxehta të javës së 26-të.

“Rezultatet pozitive që po arrijmë janë meritë e trajnerit. Po kalojmë një moment pozitiv sepse ka dritë në fund të tunelit. Seedorf është shumë origjinal në mënyrën se si e shikon futbollin. Në ndeshjen ndaj Juventusit duhet të marrim tre pikë sepse janë jetike për ne në aspektin psikologjik. Juventus ka lojtarë shumë të talentuar dhe për mendimin tim kjo përballje mund të konsiderohet edhe si derbi i Italisë. Conte është një trajner i veçantë, madje jam shumë kurioz për të mësuar disa nga sekretet e tij”.

Rikthimi te Milani pas 4 sezoneve në Madrid, është një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës së mesfushorit pasi tashmë ai ndihet sërish si në shtëpinë e tij.

“Sa herë luaj në San Siro është diçka vërtet e veçantë. Përjetoj gjithmonë emocione të mëdha pasi më kujton vitet e shkuara kur arritëm të korrnim shumë suksese. Mund të rritem ende në aspektin fizik, teknik dhe taktik. Falenderoj shumë Milanin që më dha mundësinë të aktivizohem në vazhdimësi për të shpresuar te Botërori. Unë do të jap maksimumin dhe më pas do të pres datën 5 maj kur trajneri të publikojë edhe listën e lojtarëve të Brazilit”. 

 

LEAVE A REPLY