Interesimi i nxënësve të shkollave zvicerane për Islamin edhe vlerat e tij, çdo ditë e më shum po shkon drejt rritjes.
Një grup i nxënsëve të klasës së gjashtë në krye me profesorin e tyre Von Rotz Rico nga shkolla Oberstufenzentrum Flös, kanë vizituar Xhaminë “Bashkimi” në Buchs të Zvicrrës .Qëllimi i vizitës në fjalë ishte njohja e drejtëpërdrejtë me fenë islame, muslimanët, imamin dhe xhaminë, raporton Lugina Press .
Imami i xhamisë “Bashkimi” në Buchs të Zvicërrs, Lulzim Miftari, me prejardhje nga Presheva, i ka thënë Lugina Press se musafirët u ndanë të kënaqur me viztën që i bënë , sipas tij ata kanë vlerësuar objektin e xhamisë si vend i kultivimit të paqës dhe harmonisë mbrenda xhematit e po ashtu edhe jashtë saj.
Imami Miftari po ashtu theksoi se nxënësit ishin gjatë kohës së namazit të ikinidisë të cilët e vlersuan lartë qetësinë dhe diciplinën gjatë faljes.
Kryesia e xhamisë “Bashkimi” i priti ngrohtësisht duke shtruar një koktej rasti , duke i ofruar dhe ëmbëlsira tradicionale shqipëtare.
Me këtë rast nxënësve i dhuruan fletushka me përmbajtje fetare Islame ndërkaq imami Miftari i dhuro një Kur’an prfeësorit Von Rotz Rico i cili e pranoi me kënaqësi./Lugina Press/









