Klubi i Basketbollit”Elita” nga Bujanoci ka shënuar sot 20 vjetorin e themelimt të tij.
Me këtë rast është oragnizuar turne mbarëkombëtar”20 vjet basket”në Bujanoc.
Me këtë rast lojatrët e rinjë kanë shprehur kënaqësinë e tyre që sot kanë zhvilluar lojë me bashkëmoshatarët e tyre në një datë të rëndësishme siç ishte kjo e sodit.
Blerim Krasniqi, trajner i KB”Dardania”nga Prishtina mes tjerash ka thënë se ndjehet i nderuar dhe i respektuar që KB”Elita”i kanë ftuar në shënimin e 20 vjetorit të themelimit.
Krasniqi po ashtu ka thënë se bashkëunimi do të vazhdoj edhe më tutje ashtu siç ka qenë deri më tani.
Albion Selimi trajner i KB”Elita” ka falënderur themeluesit e klubit në vitin 2003 i cili tha se ne vetëm po e vazhdojmë punën e tyre. Me këtë rast ka shprehur kënaqsinë e tij për interesimin e fëmijëve për basket dhe sukseset e tyre.
Nga ana tjetër edhe trejneri Genti Haliti ka shprehur përshtypjet e tij ndaj nxënësve.Me këtë rast, ai tha se edhe pse ne kemi dëshirë që të arrijmë shpejt, por sukseset arrihen me punë. Pavarësisht kësaj Genti tha se këmi arrit të shfaqin talentin tonë në shumë vende.
Klubi i Basketbollit”Elita”në Bujanoc është themeluar në vitin 2003 si klubi i parë shqiptar në Luginë të Preshevës./Lugina Press/