Pjesa e parë e finales se Kupës s Mbretit përfundoi me një gol të realizuar nga Angel Di Maria në minutën e 11. A do të arrin Barcelona të shkrijë epërsinë minimale të madrilenëve.
53’ Ooooo sa afër dyfishimit të rezultatit ishte Bale. Goditi fort por topi përfundoi mbi rrjetë. Pas disa sekondave Benzema nuk arriti të pasojë si duhet të Di Maria.
Ish-trajneri i Barcelonës dhe Argjentinës, Cesar Luis Menotti, beson se Lionel Messi është duke vuajtur nga lodhja psikike dhe se nuk po e ruan veten për Kampionatin Botëror.
Superylli 26-vjeçar është kritikuar për paraqitje të dobëta në ndeshjen e fundit me Blaugranët, madje ka pasur të tillë që thonë se ai po “pushon” në mënyrë që të jetë i freskët në turneun e madh të Brazilit.
“Messi duhet ta tejkalojë pikëllimin e paraqitjeve të dobëta dhe të rigjejë kënaqësinë, krenarinë dhe pasionin që duhet të ketë për të luajtur te një klub si Barcelona”.
“Nuk besoj se ai po e ruan veten për Kampionatin Botëror. Më duket se nuk e ka mendjen të pastër. Nuk mendoj se forma e tij ka ndonjë lidhje me Kampionatin Botëror”.
“Shoh më shumë lodhje mendore sesa fizike. Është normale kur janë aq shumë ndeshje dhe ai ka aq shumë obligime”, ka deklaruar Menotti përLa Xarxa. /Telegrafi/






