Home LAJME Belgzim Kamberi në Vetëvendosje

Belgzim Kamberi në Vetëvendosje

1001
0
SHARE

 Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Belgzim Kamberi  përmes një postimi në rrjetin “Facebook” ka njoftuar se që nga e diela, më 13 prill 2014 është bërë anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij

Të nderuar miq, ju njoftoj se që nga e diela, më 13 prill 2014, jam anëtarësuar në Lëvizjen “Vetëvendosje!”, duke u zgjedhur njëkohësisht nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të saj, anëtar i kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, së bashku me Elvis Hoxha nga Tirana. Duke i falënderuar publikisht delegatët e KP për mbështetjen dhe besimin e tyre, e duke pasur parasysh, se angazhimi im politik në Kosovë ka krijuar konfuzitet, veçmas në Luginën e Preshevës; njoftoj të gjithë miqtë dhe opinionin publik, se vazhdoj që të qëndroj dhe që të jetoj në Luginën e Preshevës, si dhe vazhdoj aktivitetin tim profesional, në kuadër të Këshillit për të Drejtat e Njeriut për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; që nuk ka ndonjë ndërlidhje strukturore dhe aq më pak politike, me angazhimin tim personal politik jashtë rajonit të Luginës së Preshevës. Njëlloj, njoftoj opinionin se angazhimi im personal në Lëvizjen “Vetëvendosje” nuk nënkupton edhe shtrirjen, gjegjësisht tendencë për themelimin e ndonjë strukture të Lëvizjes “Vetëvendosje!” në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Bashkë është e mundshme!