Home Aktuale Në gjithë botën udhëheqësit shtetërorë me rastin e inaugurimit të...

Në gjithë botën udhëheqësit shtetërorë me rastin e inaugurimit të tyre bëjnë betimin në librin e shenjtë, tek ne kritikohet pse falë xhumanë

896
0
SHARE

Nga Muahmed Xhemaili

Në gjithë botën demokratike SHBA dhe Europë(në botën krishtere),udhëheqësit më të lartë shtetërorë por edhe ata lokal,me rastin e inaugurimit të tyre bëjnë betimin në librin e shenjtë(betim fetarë).pra pranimi i detyrës zyrtare me betim në bibël.

Për këtë arsye atyre u ecën puna mbarë.
Tek ne është tepër e vështirë që të frekuentohet një xhami për të kryer një obligim fetarë(për të falur xhumanë) ngase automatikisht bëhesh njeriu më i kritikuar nga persona të caktuar.
Automatikisht të cilësojnë si Lindorë,ekstremist e çka jo.
Kemi harruar që kryetari i Londrës(në një shtet jo islam) bëri betimin në Kur’an sepse ishte musliman.
Kryetari i Prizrenit u pa në xhami duke falur namazin e xhumasë menjëherë u bë objekt sulmi i disa “intelektualëve”.
Unë them se kryetari i Prizrenit nëse ndjek këtë vij do të sigurojë edhe shumë mandate sikurse kryetari i Hanit të Elezit sepse nëse ke frikë nga Zoti je më i kujdesshëm edhe me njerëz.