Home Aktuale Pajaziti: Fakti që asnjëra parti si ka 51% e imponon...

Pajaziti: Fakti që asnjëra parti si ka 51% e imponon një marrëveshje duke i lënë anash dallimet

95
0
SHARE

Kryetari i APN – së dega në Bujanoc, Arbër Pajaziti përmes një postimi në fb ka shkruar se koalicioni në Preshevë duhet të bëhet andaj partitë politike fituese të gjejnë kompromise sipas fuqisë politike që kanë siguruar nga qytetari. Në postimin e tijë shkruan:

Pas zhurmës së madhe politike në Preshevë, po mbretëron një heshtje e pakuptimtë, e cila mund të çoj vendin edhe në zgjedhje të reja.
Gjërat janë të qarta, APN e mori rikonfirmimin se qytetarët më së shumti i besojnë këtij subjekti dhe se dëshirojnë edhe më tutje të qeverisin me vendin. Edhepse APN kishte pritur më shumë se kaq, rezultati është ky që është. Kjo do të thotë se duhet të krijohet një marrëveshje me së paku njërën nga partitë rivale e që janë radhitur më poshtë. Sipas radhës PDSH është e dyta, ashtu kanë vendosur qytetarët, në kushte normale do të duhej të gjendej gjuhë e përbashkët në mes të parit dhe të dytit, pse jo?! Targetin në votë nuk e ka arritur asnjeri subjekt, të gjithë kanë synuar më shumë, prandaj deri sa të arrijnë t’i bindin qytetarët për më shumë përkrahje duhet në të njejtën kohë bashkë të qeverisin në të mirë të tyre. Po mos të ishin dallimet politike dhe bindjet e ndryshme, të gjithë do të ishin në një grupacion politik, fakti që mendojmë ndryshe jemi aty ku jemi, fakti që asnjëra si ka 51% e imponon një marrëveshje duke i lënë anash dallimet. Ashtu kanë vendosur qytetarët, unë vetëm po e shprehi mendimin tim ka shkruar Pajaziti.