Ka shumë njerëz që nuk do guxonin të vinin këmbë aty. Bëhet fjalë për një platformë prej xhami, në katin e 103-të të Willis Towers në Çikago, SHBA.
Por makthi u bë akoma më i madh të mërkurën, kur një familje që po vizitonte qiellgërvishtësen, pa se si xhami poshtë tyre u kris.
Familja Garibay nga Kalifornia u terrorizua nga një gjë e tillë.
Stafi u kishte thënë se xhami poshtë këmbëve të tyre është i pathyeshëm dhe mban një peshë deri më pesë ton.
Pas këtij incidenti, katër kutitë e xhamit në lartësinë 412 metra u mbyllën.
Ato do rihapen të premten.
Një zëdhënës tha se edhe pse është e pazakontë diçka e tillë, sërish turistët kanë qenë të sigurt.













