Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka reaguar ndaj refuzimit të kërkesës së ministrave të qevrsisë Kurti për të viztuar Luginën nga ana e utoriteteve serbe.
Refuzimi i kërkesës për të vizituar Luginën e Preshevës të ministrave të Republikës së Kosovës – Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrulla Çeku nga Serbia nuk mund të gjykohet ndryshe, përveç mendësi e sistemit aktual në Serbi.
Ky refuzim si i tillë shpërfaq në mënyrë të natyrshme tendencën për të pamundësuar jo vetëm thjeshtë vizitën, por në radhë të parë për të pamundësuar bashkëpunimin e bashkërendimin e drejtpërdrejtë si dhe bashkëfestim e Festës së Flamurit – 28 Nëntorin.
I indinjuar thellë, ndjejë keqardhje për ripasqyrimin e mentalitetit të shekullit të kaluar dhe pengimin e mundësisë për të bashkëbiseduar e festuar me miqtë e bashkëkombasit ministra.
Po një është e sigurt, aspiratat tona të përbashkëta nuk ka forcë që i ndal.






