Policia italiane shkatërron një rrjet ndërkombëtar të narkotikëve Shqipëri-Holandë. 36 persona, kryesisht shqiptarë, kanë rënë në pranga, ndërsa u sekuestruan 2 tonë droge.
Rrjeti i trafikantëve i cili drejtohej nga vëllezërit Edmond e Gerti Marku si dhe Ditmir Vucaj, ishin në gjendje për të transportuar çdo lloj substance narkotike, shpesh në sasi shumë të mëdha.
Pjesë e bandës, tashmë të arrestuar, janë dhe shtetasit shqiptarë, Aleks Mejdani, Leonard Samkaj, Tafil dhe Daniel Popa, Arben Demaj, Shyqyri Demaj, Vullnet Rexha, Artur Braha, Sokol Ndoci, Martin Lulaj, Alfred Dekaj, Emilion Veka, Gentian Isufaj.
Ata blinin pjesën më të madhe të drogës në Holandë, e ngarkonin në kamionë ose në makina dhe e dërgonin direkt në Itali, duke përdorur zonën përreth Varese-s si një qendër.
Operacioni i kryer nga financierët e GICO-s në Firenze sëbashku me bazën e Policisë
Tatimore të Varese-s, i cili filloi në vitin 2010, përfundoi me sekuestrimin e 2 tonëve drogë, me një vlerë prej rreth 2 milionë eurosh, ku u sekuestruan 15 kg kokainë, 1.3 tonë marijuanë, 54 kg hashash.
Në total u ndalën 69 persona, ku 16 janë arrestuar vetëm mëngjesin e sotëm.Pjesa më e madhe e këtyre personave janë me origjinë shqiptare, por për caktimin e rrjedhës së hetimit ka qenë arrestimi i një italiani bërë në vitin 2010 nga ana e Guardia di Finanza-s në Firence në dalje të Calenzano.
Në atë kohë makina u gjet plot me drogë dhe në atë pikë shoferi filloi të bashkëpunojë me hetuesit.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=apADwIPFjY0 ” width=”560″ height=”315″]






