Fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Gjilanit, kanë marrë rolin e kryetarit, nënkryetarit, kryesueses së Kuvendit Komunal dhe drejtorëve të drejtorive për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Fëmijët sot do të improvizojnë detyrat përkatëse të qeverisjes lokale në këtë komunë.
Me këtë rast kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, u ka uruar punë të mbarë për këtë ditë të sotme fëmijëve në këto detyra të reja. Ai i ka informuar se ata sot i kanë të gjitha përgjegjësitë deri edhe në nxjerrjen e vendimeve dhe procedimin për ekzekutimin e tyre në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit.
Kurse gjatë këtyre detyrave, Kryetare e Komunës së Gjilanit sot është Emine Haliti, kryesuese e Kuvendit të Komunës, Monika Bunjaku, nënkryetare e Komunës, Hajrije Haliti.
Ndërsa drejtorët e drejtorive Komunale sot janë: Drejtoria e Arsimit – Amand Bunjaku, Drejtoria e Shëndetësisë – Don Syla, Drejtoria e Administratës – Milot Stublla, Drejtoria e Kulturës – Besart Qerimi, Drejtoria e Shërbimeve Publike – Gentrit Nuhiu dhe Drejtoria e Bujqësisë – Arbnor Bunjaku.
Krye tarja e re Emine Haliti me bashkëpunëtorët e saj, ka pritur në takim fëmijët shqiptar, të komunitetit serb, rom dhe turq si dhe fëmijët me nevoja të veçanta.
“Të nderuar të pranishëm, 1 qershori është Dita e Fëmijëve. Unë sot jam kryetare e Komunës së Gjilanit. Është dita ku ju fëmijë të dashur, duhet ta ngrisni zërin në mënyrë që të respektohen të drejtat e fëmijëve”, ka thënë Haliti.
Ndryshe, gjatë ditës janë paraparë vizita të ndryshme në monitorimin e punëve ne ekzekutivin e Komunës së Gjilanit dhe inspektimin e punës nëpër këto drejtori.






