Home Aktuale Intervistë ekskluzive me Ernest Zymberi (Llukman Avdili)

Intervistë ekskluzive me Ernest Zymberi (Llukman Avdili)

1589
0
SHARE

Ernest Zymberi, është  njëri nga aktorët e dalluar në serialin “O sa mirë”, ngase prezenton   një personazh nga  rajon të banuar me shqipatrë, Lugina e Preshevës e që fatkeqëisht ende është jashtë adminitrimit të Kosovës.  Ky personazh është  Llukman Avdili një djalë atraktiv i cili  qëllimisht nuk jep emra dhe nuk tregon nga është saktë sepse duke u bazuar në luftën dhe në situatën në Luginë, ai gjithmonë është në lëvizje, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë.

  Duke e patur  parasysh rolin e tij ,”Lugina Press” ka realizuar një intervistë   ekskluzive me  Ernest Zymberi   të cilën do të lexoni në vazhdim.

 

Lugina Press: Përshëndetje i nderuar,  fillimisht , na thuani në pika të shkurtëra, kush është  Llukman Avdili ?

   Përshëndetje juve, mirë se erdhët. Atëherë , Llukman Avdili si perzonazh është një djalë nga Lugina,shumë energjik, tregtar dhe i pasur , me një humor lokal i cili është mjaft atraktiv edhe për personazhët tjerë.

Ndërsa unë jasht  personazhit  jam Ernest Zymberi, aktor nga qyteti i Gjilanit, i diplomuar në Fakultetin e Arteve, gjithashtu para diplomimit në nivelin Master.

 Lugina Press: Ju keni të mbaruar  aktrimin, çfarë domethënë të jeshë aktorë?

   Definitivisht është ndjenjë e veçantë ! Unë nuk do të flas për rrethanat ku gjindet arti në Kosovë, mirëpo besoj se është ndër profesionet e rralla që ka emocion dhe ndjenje, dhe bëhet me shumë pasion, ndryshe nuk funksionon. Natyra e punës, njerëzit, energjia që të ofron, nervoza dhe humori janë të veçanta.

Lugina Press: Kur keni dal për herë të parë në skenë dhe  si e keni ndier vetën  në ato momente?

  Hahahahahah nuk e  di ! në provime të fakultetit si student është hera e parë në skenë,  sepse unë deri në atë kohë nuk kam pas ide se ku do të regjistrohem në fakultet, pa marr parasysh ndikimit të familjarëve të cilët janë marrë me art. Megjithatë mendoj se nuk ka dallim në mes të herës së  parë apo te 16-të, kurdo herë që jam ne skenë kam te njejtat emocione sikur në fillim, ju thash që kjo e bënë të veçantë aktrimin…

 10474283_10154319758230515_416028276_n

Lugina Press: Ju jeni pjesë e një seriali i cili  tashmë po përcjellet nga gjitha trevat shiptare, seriali  ‘O sa mirë’,  çfarë  domethënë të jeshë pjesë e ktij seriali ?

  Duke ju falenderu Ard Islamit ( Skenarist ) , Fisnik Vejsa ( Producent )  dhe Digitalb-it, unë ju kam bashkangjitë një ekipe shumë të madhe dhe serioze në serialin ‘ O sa mirë ‘ .

   Të jesh pjesë e këtij projekti është nderë edhe privilegj për ç’do aktor dhe punëtorë brenda tij, për shkak se është projekti më serioz që lidh shqiptarët kudo që janë pa i vërejtur  kufinjtë artificial. Jehona e këtij projekti na bënë edhe më të motivuar dhe krenar për punën të cilën e bëjmë. Ky serial gjithashtu brenda vetes ka një ekipë jashtzakonisht të dëshmuar, me në krye një regjisor me shumë përvojë ne serialet tona  Ilir Bokshi .

Lugina Press: Në këtë serial jeni i  njohur me rolin e Llukman Avdilit një rol  mjafë ineresant,  ngase luni rolin  një personalitet nga Lugina  e Preshevës, e në veçanti, keni  një të folur ndryshe nga trevat tjera,  siç është Tërnoci,   çfarë domethënie ka ky rol për ju?

  Llukman Avdili, është një personazh shumë i dashur për  mua.Unë mundohem të ju prezentoj në menyrën më të mirë, dhe të ju bëjë të ndiheni krenar, edhe nëse ndonjëherë  gaboj besoj se më kuptoni. Mirëpo ky në fakt përfaqson gjithë Luginën  dhe qëllimisht nuk jep emra dhe nuk tregon nga është saktë sepse duke u bazuar në luftën dhe në situatën në Luginë, ai gjithmonë është në Levizje, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë, Tërnoc, Miratoc …

 Lugina Press: Atëher si erdhi deri tek përzgjedhja e këtij roli?

 Idea për ta prezentuar Luginën ka qenë nga ana e produksionit, për arsye të përfshirjes sa më të madhe të gjitha trevave shqiptare. Aty është kërkuar dikush që njeh këtë anë, por edhe që është i dëshmuar si aktor dhe ka përvojë në serial.Në fillim ka pas provë, konsultime , ide të ndryshme dhe në fund kanë vendos të jem unë ai që e prezenton Luginën për shkak se e njoh si rajon dhe mentalitet, gjithashtu edhe zhargonet e kësaj ane.Nuk është lehtë , por e bëj me mjaft përgjegjsi dhe konsultohem shumë shpesh me njerëz të Luginës, dhe i falenderoj për bashkëpunimin dhe përkrahjen.

 Lugina Press: Na thuani si është pritur ky rol në serialin” O sa mirë”?

 Duke filluar nga prezentimi, dhe duke u bazuar në atë se  personazhi ishte futur si risi në sezonin e dytë, ka qenë shumë interesant për gjithë ekipën fillimisht , pastaj shikuesit e sidomos për ata të Luginës, gjithmonë po flas në bazë të reagimeve, komenteve , mesazheve që shikuesit i kanë bërë. Dhe kjo më ka bërë që ta dua edhe më shumë edhe të mundohem të angazhohem që ti gjej karakteristikat e ndryshme , temperamentin, humorin, batutat e anës së Luginës.Unë pranoj shumë mesazhe nga Lugina të cilët më përgëzojnë, dhe janë të lumtur që janë të perfaqësuar ne këtë serial.

 Lugina Press: Seriali “ O sa mire”  bashkon  aktorë nga  treva të ndryshme shqiptare, cili është  bashkëpunmi  juaj?

 Kjo është e mira e këtij projekti, bashkimi i eksperiencave të ndryshme brenda shqipërisë së madhe. Ne, është fakt që flasim shqip dhe kuptohemi mjaft mirë, por bashkpunime si ky sjellin rezultate edhe më të mëdha.Unë kam kriju shumë miqësi ne serial, dhe beso se në këtë kohë të pushimit me mungojnë jashtzakonisht shumë, sidomos pjesa tjetër nga Shqiperia dhe Maqedonia sepse me tjerët të Kosovës shihemi shpesh.Dashtë Zoti edhe të ketë jetë të gjatë jo vetëm seriali, por bashkpunimi ynë mes vete.Mos të harrojmë ta falenderojmë Digitalbin, këtë shëtpi të madhe që na bashkon dhe na mbështet në ç’do aspekt.

 Lugina Press: Keni patur rastin që jashtë serialit, si  psh në rrugë, apo nëpër kafiteri  duke pirë kafenë,   të iu thërrasin në emrin  të cilin e mbani në serial?

   Shumë, edhe pse ishin episodat e parë për mua, njerëzit e shikonin shumë dhe unë aty e kuptova se sa shikohet seriali. Jo vetëm që mbajnë mend emrin e personazhit por edhe batutat edhe tekstin saktë, dhe kjo më bën të ndihem mirë se aty e shoh se duhet të jem pergjegjës ndaj tyre.I pranoj me kënaqësi dhe mundohem të jem “Ernesti” me secilin prej tyre.

t

 Lugina Press: Ju jeni i punësuar edhe në  në Teatrin e qytetit të Gjilanit, sa jeni të kënaqur me kushtet dhe punën që zhvillohet aty, dhe pika të shkurtëra na thuani  për punën e këtij teatri?

 Hmmm.Në teatër punoj prej përfundimit të studimeve e deri sot , që i bie 6-7 vite.Është teatër i cili ndoshta është i vetmi teatër i qytetit i cili funksionon me një ansambël prej 20 aktorve, dhe gjithsej 30 punëtorë. Ka pasur krizat e tij si teatër, por për mua mbetet shumë i dashur, sepse kurrë nuk ka ndalu punën, dhe ka prodhuar shfaqje mjaft cilësore.Besoj se publiku i Gjilanit e meriton një Teatër si ky, dhe shpresoj që qdo herë e më shumë të rritet investimi dhe interesi i njerëzve për Teatrin , jo vetëm ne Gjilan.

 Lugina Press:   Atëherë a mundë të jetohet nga aktrimi?

 Hahahahaha ! A njeh ndonjë rast që ka vdek nga aktrimi ? …besoj që gjithqka varet nga puna që bëjmë, talenti është dhuratë prej Zoti, por puna është ajo që ka peshë më të madhe..dmth nëse punon gjithqka është më e lehtë , jo vetëm në aktrim.Ne kem shumë ekonomist, mjek apo jurist të diplomuar dhe pa punë, dhe jemi shtet që nuk kemi nivel pozitiv të  papunësisë , megjithatë ka shumë faktor që ndikojnë për të pasur jetë të mirë, mjafton të kesh shëndet fillimisht , pastaj punë punë punë.

 Lugina Press: Cilat janë objektivat të cilat e bëjnë një aktor të  suksesshëm?

 Prap po kthehem te ajo se puna është faktori kryesor për të arritur një qëllim. Ne mund të kem ambicje edhe ide por realizimi i tyre është si rezultat i angazhimit tonë. Por primare janë, vetëbesimi, diciplina,  dhe bashkëpunimi me njerëz që e duan punën dhe nuk i frigohen dështimit.

 Lugina Press: Ju disa herë keni marrë  pjesë në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptar” në  Preshevë, cilat janë përshtypjet tuaja?

 Po, në kuadër të teatrit kemi qenë edhe musafirë ne Festivalin ‘Ditët e Komedisë Shqiptar” në  Preshevë, dhe unë nuk e vërej dallimin me Gjilan, në mikpritjen e Preshevarëve, shikuesit me një numër shumë të madh dhe organizatorët me një vullnet të jashtzakonshëm. Unë në fakt kam edhe miq atje dhe aktor të cilët i njoh, gjithashtu e kam një shok të mirë në Preshevë, Artan Ibishi të cilin e kam patur në  gjeneratë dhe takohem në Festival por edhe jasht tij.

10478914_10154319757540515_38575193_n

 Lugina Press: Përveç aktrimit Ernesti merret edhe me aktivitete tjera?

 Gjithmonë ! Nëse flasim për ato aktivitete sportive edhe relaksuese, janë : Futbolli edhe si shikues edhe si lojtar ( mesfushor ofenziv ) , shëtitje me biçikletë , këndoj me Ard Islamin në një kafiteri qdo javë. Playstation etj.

 Lugina Press: Cili është klubi i juaj i preferuar ?

Inter ! Prej kohës së Ronaldos ( Origjinalit ) e deri sot unë e dua jashtzakonisht shumë këtë ekip. Fal Zotit në stafin e serialit i  kam edhe dy përkrahëse të këtij klubi , Olta ( Profesoresha e Fizikës ) dhe Alfredi ( Tironsi ) . Megjithatë klubi i parë është – Drita  bashkë me tifozët  Intelektualët

  Lugina Press: Atëher cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

 1  Përfundimi i diplomimit në master, brenda 2-3 muaj është primare. 2.Pushimi veror. 3. Rikthimi në sezonin e 3-të të serialit. 4. Përfundimi i një filmi për fëmijë, xhirimet e të cilit janë në fund…etj. Të gjitha këto duke besuar në shëndetin që na jep Zoti .

 Në serialin “O sa mirë’ tashmë keni bërë emër  në të gjitha trevat e në veçanti në Luginë të Preshevës, ngase u karakterizon një e folur ndryshe, keni ndonjë mesazh për banorët e këtij rajoni e në veçnati për të rininë?

Unë kohëve të fundit po takoj shumë njerëz nga Lugina, edhe kam shumë përshtypje të mira.Unë ju them të shkollohen sa më shumë, sidomos tash që universiteti në Gjilan është  hapur,të krijojnë shoqëri me këtë anë dhe mos të ndihen të anashkaluar,edhe pse politika nuk e ka bërë më të mirën për Luginën, njerëzit janë ata që herdokurë do ta thejn edhe atë kufi edhe do të kthehemi më bashk se kurrë.

Atëherë ne ju falënderojmë për kohën që ndatë   për  portalin  “Lugina Press’…

Faleminderit juve, ndihem mirë që jap sado pak kontribut për këtë pjesë kaq të ndieshme për ne. Ju falënderoj për përkrahjen të gjithëve, dhe shpresoj që ta shijoni atë që ju ofrohet nga Seriali “ O sa mirë “ dhe nga Llukman Avdili.