Home LAJME Haradinaj: Kosovës i kanë humbur vlerat, ne do ia kthejmë

Haradinaj: Kosovës i kanë humbur vlerat, ne do ia kthejmë

1110
0
SHARE

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Kosova prej pavarësisë ka marrë drejtim të gabuar dhe se sipas tij “janë humb vlerat e përgjithshme nga ekonomia, nga rendi e ligji dhe nga politika e brendshme dhe e jashtme”.

Në tubimin parazgjedhor në Kaçanik, Haradinaj tha janë angazhuar gjatë për t’i dhënë Kosovës dhe kësaj komune, t’i japin plan zhvillimor, qeverisës, por, tani, sipas tyre, duhet ndërruar drejtim.

“Drejtimi i Ri parasheh me i dhanë përkrahje autostradës, na po i thojmë për Shkup, po e dimë që është deri në Han të Elezit. Pra kjo autostradë duhet me ndodhë, Drejtimi i Ri e parasheh po ashtu me revitalizu hekurudhën. Transporti hekurudhorë është i dobishëm, është interesant për ekonominë, të mallrave dhe të njerëzve. Do t’i japim përkrahje revitalizimit të hekurudhës. Ne parashohim që me i kushtu kujdes jo vetëm në këtë trevë të Kosovës, por në të gjithë vendin, trajtimin e ujërave edhe krijimin e rezervave të ujit, pra ujëmbledhësve”, shprehet Haradinaj.

Naser Trroni, kandidat për deputet i kësaj komune, thotë se banorët e Kaçanikut dhe komunave përreth, kërkojnë këto projekte për t’u realizuar në mandatin qeverisës të AAK-së dhe Ramush Haradinajn si kryeministër.

“Juve po ju takon që në programin e prezantuar deri më tani, për komunat e Kosovës jugore, Hani i Elezit, Kaçanikut Ferizajt dhe Shtimes, si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës të filloni dhe t’ia realizoni tri projektet kryesore, të cilat janë autostrada nacionale Prishtinë- Hani Elezit, ndërtimi i liqenit akumulues të Lepencit për tërë regjionin e Kosovës jugore dhe punësimin e madh të rinisë kosovare”, deklaron Trroni.

Nga Kaçaniku dhe komunat përreth në listën e AAK-së, kandidatë për deputetë në legjislaturën e ardhshme janë: Xhavit Zariqi, Naser Trroni, Drita Curri, Xhemshir Rashiti, Muhamet Halili, Remzi Mehmeti, Izet Rushiti, Kadri Krivanjeva. /