Një grup i studentëve tashmë kanë nisur marshimin e tyre në kuadër të protestës se sotme për shkarkimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe për shpalljen e Trepçës ndërmarrje publike.
Me pankarta në duar në të cilat shkruhej, “Nuk i lëshojmë minierat tona” ata sapo kanë kaluar nga Mensa e Studentëve drejt Bibliotekës Kombëtare nga ku do të fillojë protesta në orën 14.