Home LAJME Forumi i të Rinjve Myslimanë përzihet në politikë, përzgjedh deputetët!

Forumi i të Rinjve Myslimanë përzihet në politikë, përzgjedh deputetët!

748
0
SHARE

Forumi i të Rinjve Myslimanë përmes një komunikate, bëjnë thirrje që të mos votohen disa kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë subjekte të ndryshme.

Ata kanë përmendur me emra se kush nuk duhet votohet dhe kanë dhënë arsyet e tyre pse dhe vlerësojnë se ky grup deputetësh ka për qëllim shkatërrimin dhe degjenerimin e popullit te Kosovës, transmeton.

“Ky grup synon ta arrijë këtë duke sulmuar identitetin mysliman shqiptar. Shumë nga këta persona janë politikanë me influencë në Kosovës. Ata kanë bërë një shtet paralel dhe me ndihmën e agjenturave kristiane e laike e anti-islamike kërkojnë të deislamizojnë Kosovën dhe t’i kthejnë shqiptarët në serbë”, thotë ndër të tjera kumtesa.

Ja kandidatët për të cilët Forumi i të rinjve myslimane bën thirrje të mos votohen:

Dardan Gashi – AKR
Oliver Ivanoviq – Lista Serbe
Slobodan Petroviç – Lista Serbe
Alma Lama – LDK
Ilir Deda – VV
Avni Zogiani – VV
Ajnishahe Halimi – VV
Ardian Gjini – AAK
Donika Kada – AAK
Burim Ramadani – AAK
Ernest Luma – AAK
Jakup Krasniqi – NISMA
Xhevat Bislimi – NISMA
Ramush Haradinaj – AAK
Daut Haradinaj – AAK
Bekim Haxhiu – PDK
Teuta Sahatçiu – LDK
Kadri Veseli- PDK
Enver Hoxha – PDK
Vlora Çitaku – PDK
Shaip Muja – PDK

Forumi i të Rinjve Mysliman kundërshton ardhjen e këtyre kandidatëve në pushtet dhe kështu hapur përshfaq aspirata politike. /kosovapress