Home Aktuale Urimi i kryetarit të KBI-së Sulejman Fejzullahu për Ramazanin

Urimi i kryetarit të KBI-së Sulejman Fejzullahu për Ramazanin

993
0
SHARE

Te nderuar besimtare-Paqa dhe shpetimi qofte mbi ju

Jemi ne pritje te nje mysafiri i cili troket ne dyert tona,ne jemi te pernalluar dhe i deshirojme miresardhje.
Mysafiri i nderuar eshte muaji i bekuar ramazani,i cili vjen me shume dhurata,te cilat duhet te i mirepresim dhe te shpejtojme ne grabitjen e tyre.
Muaji i kur’anit, ne te eshte nje nate e cila ka vleren e me shume se njemi muajve,muaji i pendimit, durimit, barazise, solidaritetit, meshires, tolerances, paqes, pajtimit, unitetit, e shume e shume emra te tjere, me te cilet na vjen ki muaj.
Sa me fate eshte ai i cili din ta shfrytezon kete muaj, degjon zerin duke i thene: O ti qe ben vepra te mira, shpejto ne vepra te mira, prano kete sihariq.Sa raste i mire eshte kur njeriu e permireson veten ne kete muaj dhe ndalon veten nga veprimet e shemtuara.
Xheneti prej vitit ne vite zbukurohet po ne muajin e ramazanit, permallohet per agjeruesit, duke e lutur Allahun e Gjithemeshirshem qe ti bene banore te saj.
Te nderuar vellezer dhe motra, te shtojme ibadetin ne kete muaj, ti ndihmojme atyre qe kane nevoje per ndihmen tone, te ia shtrijme doren njeri tjetrit, ta dojme njeri tjetrin, keshtu do ta nderojme edhe kete mysafire te ndershem.

Te nderuar besimtare,neser me 06.06.2016. dite e hene,eshte dita e pare e muajit te ramazanit, andaj shfrytezoj rastin te i uroje muajin e ramazanit gjithe besimtaret kudo qe jane ne vend dhe diaspore, duke e lutur Allahun e Lartemadheruar, qe te na ben nje agjerim te lehte dhe te pranuar te Allahu. Allahu xh.sh.na i pranofte gjitha adhurimet qe i bejme gjate ketij muaji,Allahu qofte i kenaqur me ne.

Paqa, begatite dhe shpetimi i Zotit qofte mbi ju