Home Aktuale Serbia zonë lufte, Mali i Zi asgjë, Shqipëria vend i krimit

Serbia zonë lufte, Mali i Zi asgjë, Shqipëria vend i krimit

670
0
SHARE

Një hartë e botës është realizuar nga Martin Vargic, një artist i cili ka punuar në atë për katër muaj, në një përpjekje për të treguar më shumë se 1.800 stereotipe që sundojnë botën në lidhje me vendin dhe njerëzit që jetojnë në ato vende.

Ajo tregon Serbinë si një “zonë lufte”, Malin e Zi si “asgjë”, BiH si një fushë e All-llahut, ndërsa Shqipëria aty tregohet si një vend i krimit dhe banditëve!

Rumania aty përshkruhet si “Drakula”, ndërsa Rusia si një vend “komunist”, transmeton reporteri.

Por pas ngjarjeve në Krime, Rusia shihet edhe si “Putinistan”.

Kina shihet si një fabrikë të madhe, Australia si vendi i Kengurëve, ndërsa sinonim kryesor për Brazilin është Samba.

Artisti ka thënë se ai vet nuk beson në stereotipe, edhe pse ai ato i ka bazuar kryesisht në paragjykimet e perëndimorëve, nga individ të caktuar se si e shohin botën. /Telegrafi/