Home Aktuale PD: Parimet “ Për shqiptarët dhe me shqiptarët “ u shkelën tre...

PD: Parimet “ Për shqiptarët dhe me shqiptarët “ u shkelën tre javë pas zgjedhjeve.

751
0
SHARE

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e fundit ka diskutuar lidhur me seancën konstitutive të Kuvendit Komunal dhe krijimin e koalicionit të ri të pushtetit lokal në Bujanoc.
Nga kjo mbledhje, PD ka dal me konkludim se në séancën konstitutive të KK të Bujanocit është tentuar të dezorientohet opinioni pasi që në asnjë moment propozuesit e kandidatëve për kryetar të kuvendit dhe të komunës nuk e kanë potencuar se kanë arritur koalicion duke e mbajtur të fshehtë marrëveshjen e tyre të datës 14.05.2016, marrëveshje kjo e cila nuk është publikuar as edhe në media.
Kështu që Partia Demokratike e sheh të udhës ta njoftoj opinionin e gjerë se zgjedhja e kryetarit të komunës, zëvendës kryetarit të komunës, këshillit komunal dhe kryetarit të kuvendit komunal është produkt i marrëveshjes për koalicion të zgjeruar midis Listës zgjedhore “ PVD-UDSH “, Grupit të qytetarëve “ Dr. Stojaça Arsiq “, LPD-së dhe Listës “ SPS-SPO “.
Po ashtu, nënshkruesit e marrëveshjes nuk e kanë pa të nevojshme t’i tregojnë qytetarëve se si do të ndahen funksionet, qoftë ato të ndërmarrjeve publike ashtu edhe ato përbrenda administratës komunale.
Kjo vlenë sidomos për subjektet shqiptare të cilat i’a kanë borxhë jo vetëm elektoratit të vet por në përgjithësi gjithë votuesve shqiptarë të dinë se si është bërë ndarja e pushtetit.
Por, PD e dinë mirë dhe këtë duhet ta dijë edhe opinioni, se shqiptarët kurrë më pak se tash nuk do të jenë bartës të pushtetit.
Është problem i atyre që gjatë fushatës kanë trubmetuar se do të angazhohen “ me shqiptarët dhe për shqiptarët “. Por ky filim është një nismë e keqe pikërisht për shqiptarët.
Partia Demokratike që pas certifikimit të rezutateve zgjedhore është shprehur e gatshme për bashkëpunim ndërshqiptarë. Pa u hamendur fare, si subjekt politik i’u kemi përgjigjur ftesës për biseda rreth ndërtimit të qeverisjes së re.
Megjithatë, qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se edhe këtu kemi hasur në obstruksione, sepse ftesa është dërguar në emër të PVD-së e jo të Listës “ PVD-UDSH “. Poqëse do ta kishim shikuar kështu PVD i ka 9 këshilltarë, ndërsa PD ka 10, por sinqeriteti ynë për bashkëpunim i ka mbyllur sytë para këtij fakti.
Se kishim një sinqeritet të njëmend për bashkëpunim tregojnë edhe faktet se grupet tona punuese janë takuar disa herë me ato të PVD-së. Por kur pritej që të shtunën më 14.05.2016 të pranojmë ofertën konkrete nga ana e këtij subjekti për koalicion, kuptuam se PVD kishte zgjedhur një rrugë tjetër.
Për mos ta quajtur tradhti këtë akt, PVD asnjëherë nuk kishte qasje fer ndaj rivalëve politik, në këtë rast ndaj forcës më të madhe politike në komunë të Bujanocit, Partisë Demokratike.
PVD metodat klandestine të funksionimit dhe prerjes në besë i kishte aplikuar shumë vite më herët, gjëra këto që çuan në shpartallimin e saj në vitin 2011.
Lufta e egër për pushtet dhe mos zgjedhja e metodava u dëshmua edhe në shtator të vitit 2012, në Vranjë, edhepse gjatë majit të atij viti tre herë radhazi kishin marrë ftesa nga subjekti ynë për të ndërtuar një koalicion të përbashkët.
Me këto fakte, qytetarët duhet ta dinë se PD nuk vuan nga inatet personale dhe si lidershipi ashtu edhe kryesia paraqesin shembullin më të mirë të demokracisë. Si PD më 2012 i ftuam tre herë nuk u përgjigjën, si PD më 2016 na ftuan, shkuam me të parën, bile në selinë e tyre, hymë në biseda dhe kur pritej të ndodhë konkretizimi, doli diçka tjetër…
Pa marrë parasysh tendecat e disave që me këto metoda mendojnë se e dobsojnë Partinë Demokratike, koha do t’i demantoj shumë shpejt. PD do të vazhdojë rrugëtimin edhe më të fuqishëm madje duke qenë edhe opozitë konstruktive.
Por shqiptarët e komunës së Bujanocit në fund duhet të kuptojnë një të vërtetë të madhe. Me koalicionin e ri parimet “ për shqiptarët dhe me shqiptarët “ kanë marrë fund. Këto parime u shkelën vetëm tre javë pas zgjedhjeve….

Bujanoc: 17.05.2016

Kryesia e Partisë Demokratike, kryetari-Dr. Nagip Arifi