Home Aktuale Vahidin Iseni merr besimin edhe nga këshilli i shkollës edhe ai kombëtar...

Vahidin Iseni merr besimin edhe nga këshilli i shkollës edhe ai kombëtar për drejtor

1934
0
SHARE

Profesor Vahidin Iseni merr besimin për drejtor edhe nga këshilli i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Në mbledhjen  e këshillit të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc e cila është mbajtur gjatë ditës së djeshme është dhënë besimi që Vahidin Iseni të drejtoj këtë institucion arsimorë për katër vitet e ardhshme.

Këshilli i shkollës përbëhet nga nëntë anëtarë,  me çrast në mbeldhje ishin tetë prej tyre e njëri mungoi.  Ndërkohë  për dhënien  e pëlqimit për drejtor është votuar në mënyrë të fsheh. Me këtë  rast tetë anëtarët të cilët votuan ishin që Vahidin Iseni të jetë drejtor i shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc. Ndërkaq Iseni po ashtu   edhe nga Këshili Kombëtar Shqiptar ka marrur përlqimin pëlqimin

E ditë më parë edhe kolektivi i sh.f”Muharrem Kadriu” i dha besimin Vahidin Isenit për drejtor në mandatin katër vjeçar.

Në votim  morrën   pjesë 68 punëtorë nga 76 sa ka kjo shkollë.  Ndërkaq nga 68 vota,   prej  tyre 64 ishin pro,  ndërsa 4 vota ishin të pa vlefshme.

Pas dhënies së  mendimit nga ana e punëtorëve  të shkollës,  atij   të   Këshillit Kombëtar Shqiptar, e më pas nga Këshilli i Shkollës tashmë mbetet  vendimi përfundimtar  që e  jep Ministria e Arsimit .

 Ndërkaq më posht mund ti lexoni disa nga aktivitet e Vahidin Isenit që nga ardhja e tij  si ushrues detyre i drejtorit të shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc.

⬇️

UD i Drejtorit të sh.f”Muharrem Kadriu” i ndanë mirënjohje familjes Ramadani për kontributin e dhënë në shkollë

Vahidin Iseni organizon koktej me rastin e ardhjes si UD i drejtorit të sh.f“Muharrem Kadriu“ në Tërrnovc

Iseni: Suksesi i nxënësve tregon se në këtë shkollë punohet

Hapësira e sh.f “Muharrem Kadriu” bëhet më pamje piktoreske(video)

Drejtori i sh.f”Muharrem Kadriu” Vahidin Iseni nderon me mirënjohje donatorët e shkollës

Shkolla e Tërrnovcit e gatshme për fillimin e vitit shkollor(video)