Trajneri spanjoll, Rafael Benitez e ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra italiane Napoli.
Spanjolli i cili e udhëhoqi Napolin në dy vitet e kaluara, i përfundon kontrata me klubin italian në fund të këtij stinori dhe do të largohet përfundimisht nga aty.
Ai ka bërë të qartë se njëra nga arsyeje e largimit të tij është qëndrimi larg familjes që e ka në Spanjë.
“Siç e dini, kontrata ime do të skadojë të dielën. Dua t’i falënderoj të gjithë, presidentin, klubin, dhe gjithë tifozët për aventurën dyvjeçare në Napoli”.
“Është gjithmonë e dhimbshme të largohem nga një skuadër, por qëndrimi larg familjes ka qenë shumë i vështirë për mua”, tha Benitez në një konferencë për shtyp të organizuar nga klubi i Napolit.
Spanjolli shihet si favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Real Madridit pas shkarkimit të Carlo Ancelottit.






