Home Aktuale Drejtori i sh.f”Muharrem Kadriu” Vahidin Iseni nderon me mirënjohje donatorët e...

Drejtori i sh.f”Muharrem Kadriu” Vahidin Iseni nderon me mirënjohje donatorët e shkollës

1168
0
SHARE

Drejtori i shkollës fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc Vahidin Iseni ka ndarë sot disa mirënjohje për njerëzit e  vullnetit  mirë,  të cilët po e ndihmojnë këtë institucion arsimorë.

 

Shkollës  filllore “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc po i qëndrojnë afër njerëzit vullnet mirë të cilët po i ndihmojnë në mënyra të ndryshme këtij institucioni arsimorë me mësim në gjuhën shqipe.

E në shenjë falënderimi  UD i drejtorit të shkollës fillore”Muharrem Kadriu”  në Tërnovc,  Vahidin Iseni,  sot i nderoi disa nga donatorët më mirënjohje për punën  dhe kontributin e tyre.

Me këtë rast drejtori Iseni i priti ata në zyre miqësisht dhe i ndau mirënjohje Valon e Eroll Ramadanit djemt e profesori  të ndjerë Fatmir Ramadani.

Më pas mirënjohje ndau për kompaninë AL-EUROPA,  mirënjohje të cilën e pranoi drejtusi i saj Ymer Halimi.

Mirënjohjë i ndau dhe Lidhjes së Mërgimtarëve të Tërrnovcit (LMT) ku prezent ishte sekretari  Besnik Avdiu.

Drejtori Vahidin Iseni i falënderoi ata që në mënyrë vullnetare po e ndihmojnë shkollën e Tërrnovcit.

Nga ana tjetër edhe donatorët premtuan se edhe në të arthmen do të vazhdoj kontrubuti dhe ndihma e tyre ndaj këtij instutcioni arsimorë./Lugina Press/