Home Aktuale Hapësira e sh.f “Muharrem Kadriu” bëhet më pamje piktoreske(video)

Hapësira e sh.f “Muharrem Kadriu” bëhet më pamje piktoreske(video)

1045
0
SHARE

Pas lyerjes së murit, hapësira e  jashtme e shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc po merr një pamje piktoreske.

Punime të ndryshme artistike janë vendosur në murë,  në hapësirat përballë ndërtesave  të shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnoc.

Drejtori i shkollës fillore”Muharrem Kadriu”, Vahidin Iseni falënderon donatorët e kësaj vepre,  Valon e Eroll Ramadani, dy djemt e profesorit të historisë Fatmir Ramadani  i cili ndërroj jetë muaj më parë.

Fatmir Ramadani vite me rradh ishte mësimdhënës i historisë në  këtë shkollë,  por që nuk arriti të punoj deri në pension sepse kaloi në botën tjetër.

Iseni po asshtu   theksoi  se në ndërtesën e shkollës do të vendoset fotografia e  Muharrem Kadriut dhe ëmblema e shkollës.

Ndërkohë drejtori Vahidin Iseni bëri të ditur se tashmë do të fillojnë punimet në renovimin brenda ndërtesës së vjetër të shkollës , falë donatorit Bajram Kumova i cili jeton në Turqi.

Iseni po ashttu bëri të ditur se do të filloj dhe rregullimi i salllës së sportit,  kurse fusha e futbollit që është në oborrin e shkollës do të shtrohet me material nga goma./Lugina Press/