Home Aktuale Shkolla e Tërrnovcit e gatshme për fillimin e vitit shkollor(video)

Shkolla e Tërrnovcit e gatshme për fillimin e vitit shkollor(video)

523
0
SHARE

Në shkollën fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc gjithça është gati për fillimin e vitit shkollor.

Gjatë pushimit veror njëra nga ndërtesat e shkollës filllore”Muharrem Kadriu”,  është renovuar dhe tashmë është gati gjithçka për një fillim të mbarë për zhvillimin e procesit mësimore.

Renovimi është bërë nga donatori Tërrnovcas  Bajram Kumova i cili jeton dhe vepron në Turqi.

Drejtori  i shkollës fillore “Muharrem Kadriu” Vahidin Iseni bënë të ditur së tashmë është gjithçka gati për të filluar mësimi.

Iseni po ashtu falënderon Tërrnovcasin i cili jeton dhe vepron në Turqi Bajram Kumova i cili ka financuar renovimin e shkollës në mënyrë që nxënësit të kenë kushte më të mira.

Ndërkaq punëkryes ishin Vëllerzërit Xheladini nga Tërrnoci  e të cilët një pjesë shtesë e punuan nga vet kontributi i tyre.

Sipas drejtorit të shkollës në të ardhmen pritet të shtrohet fusha e sportit me shtresë nga goma dhe rregullimi i sallës së sportit./Lugina Press/