Home Aktuale Kolektivi i sh.f”Muharrem Kadriu” i jep besimin Vahidin Isenit për drejtor

Kolektivi i sh.f”Muharrem Kadriu” i jep besimin Vahidin Isenit për drejtor

841
0
SHARE

Në bazë të kokursit të shpallur në gazetën javore “Posllovi”,  për drejtor në shkollën fillore” Muharrem Kadriu” në Tërrnovc ka konkuruar vetëm Vahidin Iseni,  ushtrues detyre.  

Në votim kanë marrë pjesë 68 punëtorë nga 76 sa ka kjo shkollë.  Ndërkaq nga 68 vota,   prej  tyre 64 ishin pro,  ndërsa 4 vota ishin të pa vlefshme.

Sipas këtij votimi,   Vahidin Iseni  nga shumica e punëtorëve merr besimin  të drejtoj këtë institucion arsimorë në mandatin katër vjeçar.

Më këtë rast Vahidin Iseni i është mirënjohës punëtorëve të shkollës për besimin që kanë ndaj tij

” Unë e kam pritur këtë besim nga kolektivi,   jo pse kam pasur dëshirë  por  nga puna ime që kamë patur nga mandati i më hershëm por  dhe gjatë këtij mandati sa isha ushtrues detyre. Puëtorët  e kanë vlerësuar punën time, suksesin tim, angazhimin tim  37 vjeçar në këtë shkollë dhe e kanë dhënë  mendimin e  tyre. Unë  jam mirënjohës për të gjithë si për ata  që kanë prishur votën,  si për ata që kanë dhënë votën , për mua  të gjithë  janë të njejtë.  Qëllimi im është që në këtë shkollë  të ketë  sukses, të mos ketë  grupacione dhe   politikë,  por të ketë  sukses në mësim dhe punë” është shprehur ai.                                                Iseni po ashtu bënë të ditur për punët që do ti bëjë më  tutje.

” Hapi im i parë është   evitimi  i problemit që po shkaktohet nga  uji i cili po rrjedh nga çatia e  shkollës  në lagjen e strukarve,   që   ia ka humbur  pamjen mbrenda shkollës.

Hapi i dytë shtrimi i fushës së futbollit në shkollën qendër me  tepih nga goma me qëllim  që të mos lëndohen nxënësit dhe  kam sinjale që salla e sportit të ndërtohet  nga themelet këtu në shkollën qendër” tha mes tjerash Iseni.

Dhënja e mendimit nga ana e punëtorëve  të shkollës  është hapi i parë,  duke patur parasysh dhënien  e mendimit nga  Këshilli Kombëtar Shqiptar, e më pas nga Këshilli i Shkollës e  vendimin përfundimtar e jep Ministria e Arsimit./Lugina Press/