Home Aktuale Aktori i vogël gjilanas që po shkëlqen në kinematografinë europiane

Aktori i vogël gjilanas që po shkëlqen në kinematografinë europiane

1925
0
SHARE

Dijart Sylejmani një trembëdhjet vjeçar jeton së bashku me famljen në shtetin zviceran, pikërisht në kantonin Solothurn. Talentin e Dijartit për aktrim e verejtën prindërit e tij Bajram dhe Lumnije Sylejmani që njëherit janë producent të filmit. Dijarti filloi në Teatrin Antika Sëitzerland, ku u paraqit në disa skena teatrale, ku më vonë  u regjistrua në Companin Filmike International Film Europe London-Swiss( IFES ). Ku pas disa trajnimeve atij iu besua roli kryesor ne Filmin Kodi i Nderit në Skenar dhe Regji të Regjsorit Europian Valton Jakupit. Për të na treguar më shume për premieren e parë të filmit dhe planet e këtij aktori na flet vet Dijarti.

Dijart kur ke filluar  të  meresh me Aktrim ?

Ne moshen 11 vjeq u regjistrova ne Theater Antika Sëitzerland, ku aty i mora njohurit e para te Aktrimit, edhe pse e kisha dashur shume aktrimit, por ketu vendosa definitiv qe mos ti ndahem Artit asnjeher.

Ju para 1 viti keni marrë pjesë edhe në festivalin e aktrimit në Shqipëri.

Po, isha ne festivalin e Aktrimit ne Tirana te organizuar nga Mira Corance, isha me nje monolog dhe per fat te mire u shperbleva me cmimin Aktori me i mire i festivalit.

Po si arrite te kyqesh në projekt Filmik ?

Po duke qene ne Teater, disa persona edhen dhe me than se te konkuroj per nje projekt filmik te Companis Filmike IFES, dhe e bera kete, pastaj rame ne kontakt edhe me Regjisorin Europian Valton Jakupin dhe keshtu filloi.

Sa i ishte e vështrit roli juaj në Filmin Kodi i Nderit ?

Po pasi ishte hera e pare ne film, kisha frig dhe trem pasi isha ne krah te shume artistve professional si Xhevdet Doda, Anita Muriqi, Blerim Hasani, Sulejman Lokaj, Margarita Xhepa Selman Jusufi, Adem Zhitopotoku, Alban Goranci e shum te tjere. Po ashtu Regjisori Europian Valton Jakupi m mesonte dhe me jipte kurajo qe ti perballoj xhdo veshtesie ne kete rol filmik.

Roli juaj ka pasur dhunë, emocione, dhe dashuri, sa ka qenë vështiër kjo për ju ?

Po ketu e kame pasur pak veshtir, sepse ka pasur raste ku ka pasur te bertitura ne rol, dhe dhe ne fillim mendoja sit e verteta, por me kalimin e kohes e kuptova se eshte loj aktoresh kjo. Por puna dhe sjelljet e Regjisorit Valtonit, shkonte gjithqka ne rregulle me me kohe.

Xhirimet kanë zgjatur mbi 3 muaj, sa ka qenë vështir për ty?

Po une rolin time e kame perfundur per 14 dite, por per shkak te kohes se limituar, kemi xhiruar gjitheher kohen, prej mengjesit ora 10:00 dhe kemi perfundur xhirimet ora 24:00 kuptohet me pauza. Ka qene shume veshtir por kenaqesi teper e madhe te punosh nje film me nje Regjisor Europian siq ishte Valton Jakupi, dhe casti i aktorve profesional.

 Po përkrahjen më të madhe nga kush e keni ?

Perkrahjen me te madhee kame nga prinderitBajram&Lumnije Sylejmani, qe njeherit jane edhe producent te filmit. Por asnjeher pa e harruar ndihen e madhe qe ma jep regjisori Europian Valton Jakupi dhe gjithe compania IFES.

Po planet e juaja në të ardhmen ?

Planet jane te vazhdoj me Aktrim, por edhe ta studijoj Aktrimin ne Zvicer, dhe kurr mos ti ndahem Kinematografis, sepse e dua me shpirt kete profesion.