Home Aktuale Sonte zhvillohet meçi i boksit ndërmjet Shefat Isufit dhe Billy Joe Saunders

Sonte zhvillohet meçi i boksit ndërmjet Shefat Isufit dhe Billy Joe Saunders

723
0
SHARE

Të shtunën prej orës 23,oo, në Angli, do të zhvillohet meçi i boksit në kategorinë super të mesme në WBO, ndërmjet tërnocasit Shefat Isufu dhe britanikut Billy Joe Saunders,

Adhuruesit e këtij sporti , do të kenë kënaqësinë ta ndjekin meçin përmes një televizori të madh të vendosur nga Kompania Info Tech, në qendër të  qytetit të Bujanocit.

 “Në bashkëpunim me ndërmarrjen InfoTech, nesër me fillim prej orës 23:00, do të bëhet transmetimi i drejtpërdrejtë i ndeshjes së boksit në të cilën bokson Shefat Isufi. Transmetimi i drejtpërdrejtë do të organizohet në Sheshin e qytetit. Bujanoci qysh nga nesër do të bëhet me kampion” – bëhet e ditur nga një informatë zyrtare e Komunës së Bujanocit.