Home Aktuale Në Tërnoc, mbahet protesta “Stop plaçkitjes së familjeve shqiptare”(foto+video)

Në Tërnoc, mbahet protesta “Stop plaçkitjes së familjeve shqiptare”(foto+video)

144
0
SHARE

Në qendër të fshatit Tërnoc të Bujanocit sot është mbajtur protestë gjithpopullore duke reaguar në shenjë revolte ndaj bastisjes së policisë në këtë fshat, meç rast janë konfiskuar dy tonë duhan i papërpunuar në tri familje shqiptare.

Konfiskimi i duhanit në këto familje shqiptare në protestë është vlerësuar si anti njerëzor dhe akt jashtëligjor dhe kërcnim ndaj familjeve shqiptare të këtij vendbanimi me qëllim të shpërnguljes së popullatës nga këto troje .

agimi

 Kultivimi i duhanit prej kohësh ka qenë, jo vetëm burim financiarë për kafshatën e bukës, por edhe burim kryesorë për shkollimin e gjeneratave të reja të cilat janë ardhmëria jonë tha Haliti në protetsë . Sipas kryetarit të BL-së fshati Tërnoc gjithnjë ka qenë shënjestër e këtyre akteve jo njerëzore nga pushteti qëndror por kur shqipëtarëve iu konfiskohet duhan të cilin e kanë burim të vetëm kryesor të ardhurave atëher edhe serbët janë prodhues të njohur të aloolit dhe nuk ndërmeret asnjë masë kundër tyre, le të jetë kjo protest e cila do të shprehë paknaqësitë dhe padrejtësitë që po u bëhen shqipëtarëve të Luginës tha mes tjerash Haliti.

Ndërkohë para protestusëve foli edhe babai i Ridvan Qazimit komadant Lleshit, Hysem Qazimi i cili dënoi këtë aktë ani njerëzorë.

haxhia

Ata nuk kanë të drejtë më të hyjnë në fshatë kur të dojnë në mbrëjme të i frikëskojnë fëmijët dhe gratë, ata nëse kanë për të marrë ndonjë njeri kanë ku të lëjmërohen i kanë institucionet boll mo kështu stop këyre akteve theksoi mes tjerash Qazimi.

Në fund protestusit u shëpërndanë të qetë me shpresë që ky akt barbar ndaj popullatës shqiptare të këtij rajoni të mos përsëritet në të ardhmen.Protesta e sodit me moton “Stop plaçkitjes së familjeve shqiptare” kaloi pa ndonjë incident të shënuar.

p2Ndërkaq në protestë janë vërejtur edhe inspektor të sigurimit serb të cilët kishin ardhur për të vëzhguar situatën.Protesta në fjal erdhi pas bastisjes në tre familjet shqiptare më 31 tetor në një aksionin të policisë me çrat është konfiskuar duhan i papërpunuar ku familjet në fjal kanë dhënë mundin dhe djersen e tyre gjatë ditëve të nxehta./Lugina Press/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=1QA0HwB_ke8&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]