Home LAJME Komuna e Bujanocit hap konkurs për finansimin e informimit publik për...

Komuna e Bujanocit hap konkurs për finansimin e informimit publik për vitin 2015

154
0
SHARE

Në bazë të nenit 17 të Ligjit për Informim Publik dhe Media (“. Gazeta zyrtare e RS”, nr.83 / 14), neni 36 i Statutit të komunës së Bujanocit (“Gazeta zyrtare e rrethit të Pçinjës” nr. 24/08), Vendimi për Buxhetin komunës së Bujanocit për 2015 (“Gazeta zyrtare e komunës së Bujanocit”, Nr.18 / 14), Drejtorati i shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore të komunës së Bujanocit, shpallë Konkurs për bashkë-financimin e projekteve në realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik në komunën e Bujanocit për vitin 2015.

Lënda e konkursit:

1. bashkë-financimin e prodhimit dhe shpërndarjen e programeve të mediave publike në komunën e Bujanocit, të cilat janë të rëndësishme për arritjen e interesit publik.

2. bashkë-financimin e projekteve dhe organizimit të pjesëmarrjes së gazetarëve dhe punëtorëve tjerë të mediave në ngjarjet profesionale, shkencore dhe përkujtimore për të promovuar standardet profesionale dhe etike në media,në fushën e informimit publik.

Objektivat e konkursit: zbatimin e të drejtave të qytetarëve në informim publik; zhvillimi i pluralizmit të mediave; stimulimi i krijimtarisë së medias në fushën e kulturës, shkencës dhe arsimit; mbështetje për prodhim të medias dhe realizimin e së drejtës së informimit në të gjitha fushat e jetës publike të veçantë dhe veçanërisht të grupeve të mbrojtura.

Në konkurs mund të marrin pjesë:

-Botues Mediash, medium i të cilit është futur në regjistrin e medias, e cila evidentohet në Agjencinë Regjistrimit të Biznesit;

– Personi juridik ose sipërmarrësi, i cili është e angazhuar në prodhimin e përmbajtjes së mediave dhe ka prova se përmbajtja e bashkë-financuar mediale do të realizohet përmes mediave;

– Personi juridik ose sipërmarrësi, organizimi i projektit dhe pjesëmarrja në ngjarje profesionale, shkencore dhe përkujtimore, si dhe projektet për përmirësimin e standardeve profesionale dhe etike në fushën e informimit publik.

– Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs nuk e kanë botuesit e mediave që financohen nga fondet publike.

– Të drejtën e pjesëmarrjes në konkurs nuk e kanë personat fizik që kanë marrë më parë fonde të destinuara për projekt bashkë-financimit, dhe që në kohën dhe në formën e përcaktuar nuk kanë dorëzuar raportin narrativ dhe raportin financiar.

Ftesa publike për pjesëmarrje në konkurs është publikuar në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit, në dispozicion në www.bujanovac.rs dhe në tabelën e administratës komunale të komunës së Bujanocit.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve dhe projekteve, është nga 25.03.2015.deri më 15.04.2015.

Për informata më të hollësishme rreth konkursit, klikoni në linqet në vijim:

Konkursi për medie

Fletëparaqitja – Formulari 1

Formulari-financiar-narrativ-1

Projekt buxheti