Home Aktuale Ja si u kopjua në Testin e Maturës (Video)

Ja si u kopjua në Testin e Maturës (Video)

478
0
SHARE

Edhe sot ka vazhduar kopjimi masiv në Testin e Maturës Shtetërore. Kopjimi është regjistruar në dy shkolla të mesme të Skenderajt, kurse administruesi i shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina” në Prishtinë ka treguar se si një person u zu duke plotësuar testin e maturës për vëllain e tij.

Ekipi i Kallxo.com evidentoi një sërë rastesh kur nxënësit kopjonin duke përdorur metoda të ndryshme dhe origjinale.

Këtu përfshihet celulari në mes të këmbëve, kopje në çorape, kopje në tavolinë e të tjera.

Pamjet janë realizuar në shkollat e mesme “Ahmet Delia” “Anton Çetta”

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=u60_CCL_Io0    ” width=”560″ height=”315″]

 

Administruesi i shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, në Prishtinë, Lulëzim Krapi tregoi për KALLXO se si një person u zu duke plotësuar testin e maturës për vëllain e tij.

“Kam vërejtur se diçka është e dyshimit në momentin që nuk e tregoj dokumentin e identifikimit. Me kërkesën e Komisionit dhe Drejtorisë së shkollës, ai u dorëzua the tha a bënë të lëshoj testin se nuk jam personi mirëpo kam hyrë në emër të vëllait”, tha Krapi. /KALLXO.com/

 

[youtube url=”     https://www.youtube.com/watch?v=8NLmUgNRbHg          ” width=”560″ height=”315″]