Home Aktuale Elaborimi i librit nga prof. Avni Behluli ”Breznica ndër shekuj” (foto)

Elaborimi i librit nga prof. Avni Behluli ”Breznica ndër shekuj” (foto)

180
0
SHARE

Profesori i mirënjohur nga Breznica i cili tashmë e disa vite jeton dhe vepron në Gjilan z. Avni Behluli ka vite që ka filluar një projekt-botim të monografisë së Breznicës.

Ai për shumë vite e deri më sot ka intervistuar shumë të moshuar për të mbledhur shenime për Breznicën, ka vizituar shumë arhive për të mbledhur dokumente e shumë diskutime me njerëz.

Ai punën e tij të nisur e prezantoi para bashkësisë lokale të Breznicës dhe kërkoi mbështetje për financimin e këtij libri.


 

11002617_641925452603675_9134764223378717876_n

Sot, më: 22.02.2015 bashkësia lokale e fshatit Breznicë realizoi një mbledhje me kryesinë e saj.
Mbledhja është thirrur në bazë të kërkesës së prof. Avni Behlulit.
Si rend i ditës i kësaj mbledhje ishte:
1. Libri kushtuar Breznicës i titulluar ”Breznica ndër shekuj” nga prof. Avni Behluli

Si zakonisht, mbledhjen e hapi kryetari i bashkësisë lokale të Breznicës z. Bedri Sulejmani, i cili përshëndeti musafirin, kryesinë dhe prezantoi rendin e ditës me c’rast dhe hapi debat.
Kryetari i BL të Breznicës e përgëzoi shumë profesorin e nderuar për nismën e marr për të përpiluar një libër të tillë dhe i uroj suksese.

Nga antarët e BL të Breznicës u kërkua që profesori Avni ta prezantoj në pika të shkurtëra librin dhe t’i njoftoj për përmbajtjen e këtij libri.

Më pas, fjala ju dha profesorit Avni i cili e elaboroi në pika të shkurta punën e tij disa vjecare për vendlindjen i cili kishte mbledhur shenime të shumta.

10959642_641925235937030_5801551497902827570_n
Ndër të tjera profesori u shpreh:
”Ju përshëndes në emrin tim personal që më dhatë mundësinë të prezantoj para bashkësisë lokale punën time.
Jam përpjekur që në këtë libër të përmbledhi një monografi të Breznicës që nga themelimi i saj e deri më sot.
Dua që ky libër të jetë një pasqyrë për brezat e ardhshëm të Breznicës, që ata ta njohin prejardhjen e tyre dhe t’i njohin njerëzit e vet.
Në këtë libër kam paraqitur gjithë trungujt familjarë nga më i vjetri e deri te më i riu.
Kam paraqitur, si ka qenë Breznica, si është sot, sa ka ndryshuar, martirët, dëshmorët, humanistët, veprimtarët, infrastruktura, shkollat, xhamiat, mullinjt, mësuesit etj.
Kuptohet se nuk është i përkryer, por jam i sigurtë se është përfshirë një masë e madhe e realitetit.
Në këtë libër besoj të botohen rreth 400 faqe.
Vlenë të cekët se vajzat të cilat janë martuar dhe kanë krijuar familje tjetër kund, nuk janë cekur.
Poashtu në këtë libër kam përpiluar edhe për Bilinicën njësoj.
Kam biseduar me disa shtypshkronja për botimin e këtij libri, cmimi sillet varësisht nga kualiteti që e kërkojmë, por një mesatare e një kualiteti mesatar kushton afër 5 euro.
Unë kam menduar diku të botoj rreth 1000 ekzemplar për arsye se ashtu sic i kam llogaritur janë diku mbi 700 familje, e pjesën tjetër do ta dërgoj nëpër disa biblioteka.
Nëse libri botohet me shpenzime të fshatit, synoj që ky libër të shpërndahet falas.”

10389074_641925062603714_197660906325356991_n
Poashtu, pas këtij elaborimi, u hapën debate të ndryshme nga kurreshtja rreth këtij libri dhe përmbajtjes së tij.
Profesori kërkon ndihmë financiare për botimin e këtij libri nga të gjithë ata të cilët dëshirojnë dhe kanë mundësi, në të kundërtën thotë se askush nuk mund ta ndjej vetën si të obliguar, sepse, këto shënime sa të jem gjallë ndonjëher po të më mundësohet do t’i botoj nëse kam jetë.

Bashkësia lokale e fshatit Breznicë
Breznicë, më: 22.02.2015

11001868_641926265936927_317503192414514543_n

10307221_641926405936913_4451163321269765546_n

10989205_641926295936924_4984786352491975054_n