Home Aktuale Xhemati i xhamisë”Bashkimi”në Büsserach të Zvicrës me kënaqësi i bashkohen iniciativës për...

Xhemati i xhamisë”Bashkimi”në Büsserach të Zvicrës me kënaqësi i bashkohen iniciativës për ndërtimin e xhamisë në Maltërnoc

804
0
SHARE

Xhemati i Xhamisë”Bashkimi”  në  Büsserach  nga kantoni i Solloturnit të Zvicrës  ka tubuar   një shum  të konsiderueshme te mjeteve materiale për ndërtimin e xhamisë në fshatin Maltërnoc të komunës së Bujanocit.

Pas publikimit të iniciativës për tubimin e mjeteve materiale  nga mërgimtarët e Maltërnocit  për ndërtimin e xhamisë në fshatin Maltërnoc të Bujanocit, nuk ka munguar  dëshira për të ndihmuar edhe nga mërgimtarët tjerë.

Të menjhershëm për të kontribuar  në ndërtimin e xhamisë në Maltërnoc kanë qenë xhemati  i xhamisë “Bashkimi”në  Büsserach  nga kantoni i Solloturnit të Zvicrës.

Në këtë xhami përveç  dy vëllezërve nga Maltërnoci Qemal e Muharrem Fejzullahu  xhemati tjetër  në numër më të madhë    janë nga Kosova, Presheva, Maqedonia.

Të parët të cilët iu bashkuan iniciativës për të kontribuar  në ndërtimin e xhamisë  ishin   bashkombasit  nga fshati  Geraj e me pas nga fshati Corroticë.

Ndërkaq   vlenë të theksohet  se në projekt  ndihmuan edhe xhematë nga Maqedonia dhe Kosova.

Ndërkaq këshilli inicues i xhematit të Maltërnocit  në Zvicër falënderon donatorët në fjalë duke lutur Allahun ti shpërblej me të mira në këtë dhe botën tjetër.

Xhamia   “Bashkimi”  në  Büsserach  nga kantoni i Solloturnit të Zvicrrës tubon në vetë xhematë nga  trojet e ndryshme shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.Ndërkaq  jo rastëisht mbanë këtë  emër ngase bashkon shqiptarët në Zvicër.

Xhamia   “Bashkimi” çdo herë kur e kërkon  nevoja bashkon forcat për ti ndalë  në ndihmë trojeve  të  tyre  aty ku e kërkon nevoja./Lugina Press/