Home Aktuale Një Kujtim i Pasqyruar në Formë Koincidence

Një Kujtim i Pasqyruar në Formë Koincidence

1105
0
SHARE

Në prag të vizitës së shumë pritur të një Presidenti të Shqipërisë në Luginë të Preshevës, Shkëlqesia e Tij, z.Bujar Nishani, më shpoi shpirtin një kujtesë e që më erdhi si vetëtimë: „Të kujtohet Biografia e Gjergj Fushtës, Fan Nolit, Faik Konicës etj, etj?, sigurisht se na kujtohet, na mësonte, profesoresha e ndjerë, shpirtëbardhja, Sadete Presheva, tash më e ndjerë. Në program ishte autorë tjetër, e në realitet, na ligjëronte për këta shkrimtarë dhe të tjerë.

Guximtare e pashoqe, nuk ju trembej syri asnjëherë, donte që të jemi të fuqishëm edhe në situata të qeta dhe të vështira. Më kujtohet sikur sot, kur na thonte në orë letrare, apo në ligjërata, se do të vije dita, që Presidenti i Shqipërisë do të vije në Preshevë dhe do të kemi mbështetje të fuqishme nga shteti amë. Aq shumë e deshti Shqipërinë, sa që dha edhe frymën e fundit të kësaj bote në Shqipëri, e me sy ishte nga Presheva, që atje e shkriu tërë jetën me ditar në duar. E papërshkrueshme tik taku i zemrës, sikur të përjetonte edhe profesoresha Sadete Presheva, këtë gëzim, ajo do të ishte në ballë të këtij takimi, sepse ajo dha kontribut të jashtëzakonshëm për nxënësit e saj, për gjeneratën e re, e që jemi ne ndër ta. Formoi grupin letrarë „Migjeni“ në kuadër të shkollës së mesme, organizonte e motivonte të rinjtë e të rejat, që të kemi gazetën e murit, kuize të diturisë dhe orë letrare e besa, duke formësuar edhe poetë e poete të reja, e ndër ta jam edhe unë. Poetesha e parë femër në ish-Jugosllavi, shumë modeste, „Dallgë zemrash“, ishte vëllimi i parë i profesoreshës, aty vërtet shihen dallgë të zemrës e shpirtit të pastërt që e kishte profesoresha jonë. Në prag të kësa vizite historike, e pamundur të kalohet, pa u përmendur edhe emri jot, profesoreshë Sadete. Të kujtojmë përjetësisht.

Po t’i thuash dy-tri fjalë, që burojnë nga shtatë katet e shpirtit, sa më të shkurtra, për një person të dashur, për një personalitet që ta ka treguar rrugën e sigurt të dijes, padashur rrjedh loti, i mbështjellë nga kujtesa… E po t’i thuash këto dy-tri fjalë para syve të kësaj kohe, kjo është edhe më e vështirë, sepse përjetohen dridhje buzësh, zverdhje në fytyrë, shtangim i tërë. Nuk mund dot ta fsheh këtë që e thotë fjalori i shpirtit, me të cilin flas shumë mirë dhe njihemi shkëlqyeshëm.

Shpirti im prej fjalëve të profesoreshës Sadete Presheva merrte ushqim dhe prej çdo dije të saj përfitonte kënaqësi dhe siguri. E kuptova që moti, në vitin 1995, atëherë kur u regjistrova në Universitetin e Tiranës, ngase e dija se ajo që e kisha fituar ishte nga Profesoresha ime, se ajo ishte jeta e shpirtit. E pamundur, sinqerisht, që tash nga kjo tokë e kurbetit ta them ndonjë fjalë pa u zgjatur, e pamundur ta them shumë shkurt për Profesoreshën time të paharruar, Sadete Presheva. Ishe Ajo që ma dha ABC-në e një bote krijuese, pa u trembur për baticat e zbaticat e kësaj jete, të betonuara me plot siguri nga profesori i dashur, Avni Presheva.  Profesoreshë, Ju kujtoj në këtë interval kohe të shkurtër dhe flas edhe me vargun tënd. Gjeta atë dhe u binda që Ti ke kërkuar kohë të qetë vazhdimisht, sepse ke qenë paqësore, dhe doje që edhe te Vendlindja jote, tek Albania e Vogël, të kishte qetësi.  I fola vdekjes, bisedova me të për disa minuta. Ajo rrinte atje te Shkëmbi i Kavajës në pikëllim e sikur donte të thoshte diçka. I bërtita, por zëri doli i mbështjellë me vaj, e një frymë deti më ra në sy.

Shihej Durrësi, shiheshin disa pika loti që vinin nga lart, e atje te Shkëmbi i Kavajës mora guximin ta vazhdoj bisedën. Plasi pika e shiut, qielli ishte pa vranësira, ndërsa zemra më digjej zjarr. Eh, vdekja…! Rrinte e qetë sikur përpiqej të thoshte diçka. I rrudhi krahët, sikur pëshpëriti diçka me alfabetin e saj, por përsëri nuk e kuptova.  Desha t’i flas sërish, por nuk më shikoi. Nisi të largohet, mori me vete diçka shumë të shtrenjtë e të shenjtë, e ngjiti lart në qiell, e nga atje përnjëherë u shpërnda një dritë. Përnjëherë pashë rreze drite, pashë hartën e Albanisë së Vogël. Ishte aty edhe Skënderbeu, e vargjet vinin deri edhe në Preshevë…Tani shikoj nga Presheva. I kujtoj ditët kur isha yt nxënës në Gjimnaz, e kur Ti ishte udhërrëfyesja ime – vula e suksesit tim, mbështetësja ime e pazëvendësueshme.  Sa herë vij në Preshevë, vështrimi më ikën kah shkolla e mesme, nga aty ku Ti dilje me buzëqeshje, duke i përshëndetur, herë djathtas e herë majtas, nxënësit e qytetarët. Vërtet ishe, je dhe do të mbetesh shembull i përjetshëm se si duhet dashur Atdheu, si duhet punuar në arsim. Fjalët nuk po më mjaftojnë dot, Profesoreshë e dashur. Jo, assesi! Ti më njoftove me shumë shkrimtarë e krijues anekënd trojeve tona, ma mundësove ta botoj librin tim të parë. Ti ishe ajo që më dhe elan që të mos ndalem. Ti ishe ajo që më tregove se si të ecja drejt. Ishe poetja e parë shqiptare në ish-Jugosllavi, ajo që të ofruan shumë detyra, por nuk e braktise kurrë ditarin e edukimit e të arsimimit të brezave. Të lumtë ne që të patëm dhe që u edukuam nga Ti! Të lumtë ne që jetuam në kohën kur ishe edukatore e jona.

Atë që ua deshe fëmijëve Tu, atë ma dëshirove mua dhe nxënësve tjerë. Ke qenë shumë modeste, prandaj mbetesh e pazëvendësueshme. Një është e sigurt: Jam shumë i varfër në shpirt pa Ty, Profesoresha ime e përjetshme – Sadete Presheva!  Shpirti yt pushoftë në paqe, kurse ne po na përcjellin fjalët tua në kujtesën tonë. Profesroeshë Sadete, po na vjenë presidenti shqiptarë, e ate, do ta mirëpres, djali jotë Mendurimi, edhe ate në Shtëpinë e Kulturës në mes të Preshevës, atje, ku mbajshim orë letrare, kuize e mbrëmje argëtuese për gjimnazistë, atje, ku recituan e luajtën aktorë e poetët më me zë të botës shqiptre. Ti je e mbetesh në zemra tona.

Image