Home LAJME Futbollistët e rinj nga Kosova trajnime me FC Ajax

Futbollistët e rinj nga Kosova trajnime me FC Ajax

817
0
SHARE

Futbollistë të rinj nga shkolla e futbollit “Top football” nga Prishtina kanë qëndruar për një javë tek klubi i famshëm botëror Ajax, përkatësisht Akademia e të rinjve të Ajaxit. Me këtë rast, ata kanë pasur trajnime nga trajnerë të Akademisë së të rinjve të Ajaxit.

Bashkëpunimi ndërmjet kësaj shkolle dhe Akademisë së Ajaxit ka nisur kohë më parë, me disa trajnime që trajnerë holandezë u kanë bërë gjatë verës futbollistëve të rinj në Prishtinë.

Gjatë qëndrimit në Holandë, futbollistët e rinj kosovarë kanë zhvilluar edhe dy ndeshje miqësore, një me Klubin FC Amsterdam, si dhe një me të rinjtë e Ajaxit.