Vizita e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, në Bujanoc dhe Preshevë , ka ngjallur një shpresë tek banorët e Luginës së Preshevës.
Me ftesë të kryetarit të Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi fillimisht në Bujanoc e ndërkohë edhe në Preshevë do të qëndrojë presidenti i republikës së Shqipërisë Bujar Nishani.
Presidenti Nishani Bujanocin dhe Preshevën do të vizitoj më 7 mars në ditën e mësuesit.
Vizia e Presidentit Nishani ka ngjallur shpresa të mëdha tek banorët e kësaj ane të cilët po jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe në diskriminim të vazhdueshëm.
Lajmi për vizitën e Presidentit Nishani i ka gëzuar tej mase banorët e këtushëm, sipas tyre kjo është një domethënie e mirë ngase pas sa viteve Lugina po vizitohet nga një president shqiptar, president i një shteti kah i cili të gjithë i kanë sytë të drejtuar.
Për Muharrem Xhemailin veteran i arsimit në Luginë, i njohur si mësus Lemi, prezenca e presidentit Nishani është një vizitë historike e cila duhet vlerësohet dhe rrespketuar nga të gjithë. Jemi mirënjohës që pas shum viteve një president shqiptar po viziton rajonin tonë. I jemi mirënjohës që më 7 mars të jemi mikpritës të një kryetari të një burrshtetasi shqiptar që është në zemrat tona dhe ëndrra jonë po bëhet realitet është shprehur mes tjerash mësues Lemi.
Sali Salihu profesor i historisë vizitën e presidentit Nishani e ka cilësuar mrekulli të Zotit.
“Mrekulli e vërtet e Zotit ! dhe e proceseve demokratike, ja edhe shqiptarët e Kosovës Lindore, në këtë ditë do i kenë sytë pishë e zemrat dashuri!.
Vizita e presidentit Bujar Nishani sjell një histori të re në vete, një ditë historike, ku shqiptarët e Kosovës Lindore më 7 mars 2017 do të shënojnë në analet historisë , ku në këtë ditë është edhe përhapja e diturisë dhe e së vertetës demokratike e historike të kombite tonë. Vizita madhështore e shumpritur në tokën e një gjuhe , gjaku dhe një gjeografie ka thënë profesori i historisë Sali Salihu.
Vizitën e Presidentit Nishani e kanë komentuar edhe përfaqësuesit politik e institucional të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Për kryetarin e komunës së Bujanocit Shaip Kamberin vizita e presidentit Nishani është një shpresë për shqiptarët e diskriminuar të këtij rajoni.
” Shpresojmë që Shqipëria të marrë përgjegjësi edhe më të madhe ndaj luginës së Preshevës dhe në kuadër të mundësive dhe kapacitetve të veta që i ka të bashkëpunimeve rajonale me shtetet fqinje të ndihmoj me projekte konkrete shqiptarët e kësaj komune ka thënë Kamberi.
Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi madje përmes profilit të tij në facebook ka ftuar qytetarët shqiptar të kësaj komune që bashkarisht të presin presidentin duke treguar së bashku mikpritjen shqiptare të kësaj ane.
Ndërkaq Kryetari i Këshillit Kombëtar Shiptar Jonuz Musliu ka thënë se vizita e presidentit Nishani është historike.
“Ardhja e presidentit të republikës së shqipërisë prodhon stabilitet” ka thënë Jonuz Musliu.
Belgzim Kamberi kryetar i KDNJ-së është shprehur se kjo vizitë reflekton përfshirjen e një shteti shqiptar edhe në kuptimin politik edhe që shqipëria sa më shum të përfshihet në çështjen e të drejtave në luginë të Preshevës, aq më pozitive do të jetë edhe për realizmin e tyre legjitime ka thënë Kamberi .
Vizita e Presidentit të Shqipërisë vlersohet historike nga të gjithë qytetarët e kësaj ane ngase është vizita e parë që po vizitohet Lugina e Preshevës nga një president shqiptar pas asaj që kishe bërë Enver Hoxha në Beograd në vitin 1928./Lugina Press/












