Home LAJME Verë e çmendur, “Party” në të gjitha qytetet shqiptare

Verë e çmendur, “Party” në të gjitha qytetet shqiptare

894
0
SHARE

Vera vjen dhe “party”-it nuk pushojnë. Nga Saranda ku mund të shoqëroheni më shumë me muzikë DJ e deri në Prishtinë nuk ka mungesë për mbrëmje të këtilla. E hëna dhe e marta pritet të jetë e dy qyteteve bregdetare Durresi dhe Ulqini ku do të këndojnë Meda në Durrës dhe Nora Istrefi në Ulqin. Ndërkaq në Kosovë Sinani do ta kall atmosferën të mërkurën e kësaj jave

Qytetet shqiptare, jo vetëm ato të Shqipërisë por edhe të Kosovës janë dëshmitarë të “party”-ve të ndryshme gjatë stinës së verës.

Mbrëmje të ndryshme për të rinj ka në të gjitha anët e këtyre qyteteve, ndërkaq atmosfera bëhet edhe më “hot” pasi që këtë e bën edhe ardhja e diasporës shqiptare.

Ulqini njihet për “party” me muzikë popullore shqiptare, ndërkaq hotel Royal është më i zëni në këtë rast.

Pasi në këtë vend e kalli atmosferën Meda më 31 korrik, tash i njëjti këngëtar pritet që të këndoj sonte në Pista Kosova në Durrës.

royal

Në Royal të Ulqinit po ashtu pritet që të jetë “nxehtë” sonte pasi që pritet të këndoj Nora Istrefi me Astrit Mulaj ndërkaq për humorin do të kujdesen Stupcat.

Në Kosovë, edhe pse sot (e hënë) më sa duket ka rënd Gjilani.

Në diskotekën Stop kësaj radhe i është lëshuar rendi rok grupit “Elita 5”, të cilët pritet që të këndojnë ndonjë këngë të re nga albumi i tyre i fundit.

Një arenë tjetër nga plazhet shqiptare në të cilën po shkojnë shumë kosovaret është edhe Velipoja. Në klubin e natës Avatar të Vilun që gjendet në këtë zonëmë 5 gusht pritet që të këndojë Gena.

gena_4603

Ndërkaq nxehtë pritet që të jetë edhe në Ferizaj, ku në klubin e njohur të këtij qytet më 6 gusht pritet që të këndoj këngëtari i mirënjohur kosovar Sinan Vllasaliu.

sinan

LEAVE A REPLY