Në qendrën sportive “Rinia” në Bujanoc nesër fillon Panairi Ndërkombëtarë i Bujqësisë dhe Potencialeve Investuese në komunën e Bujanocit, ku do të marrin pjesë kompani të prodhuesëve vendor, dhe jashtë tij.
Ceremonia e hapjes së manifestimit fillonë nëora 11:00h para Shtëpisë së Kulturës me program kulturoroartistik ndërsa hapja solemne e panairit do të bëhet në ora 12:00 në hyrje të Qendrës sportive “Rinia”, ku do të ketë fjalime, prerja e shiritit dhe vizita e delegacioneve të ndryshme që do ti bëjnë stendave të përgaditura. /Luginapress/
Agjenda
Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Potencialeve Investive në Bujanoc 2014.
Qendra e Sportit “RINIA” Bujanoc
E premte, 09. Maj 2014, prej 12:00 – 14:00 h
12:00 – 12:15 Mirëseardhja dhe njoftimi i të pranishmëve me rëndësinë e mbajtjes së Panairit
në Bujanoc
12:10 – 12:15 Mirëseardhja dhe fjala përshëndetëse e
Kryetarit të Komunës së Bujanocit Dr.Nagip Arifi,
12:15 – 12:20 Fjala përshëndetëse e Ambasadorit të Republikës së Austrisë Dr.Johannes Eigner
12:20 – 12:35 Paraqitja e partnerëve dhe bashkëpunëtorëve të komunës së Bujanocit:
– Kryetari i Odës Ekonomike Regjionale të Leskocit Mr.Goran Jović,
– Zëvendës Ministresha e Ekonomisë dhe Zhvillimit të Republikës së Shqipërisë znj. Brunilda Paskali,
– Përfaqësuesi i Odës Ekonomike të Kosovës ____________________
– Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Regjionale të Maqedonisë Veri – Perëndimore z. Arben Halili,
12:35 – 12:40 Hapja e panairit – prerja e shiritit
12:40 – 13:00 Vizita e stendave
13:00 – 13:15 Deklaratat për media







