Përfaqësuesit e shoqtave jo qeveritare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të cilët veprojnë në shtetin e Zvicrrës sot kanë vizituar kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka pritur në kabinetin e tij përfaqësuesit e shoqtave jo qeveritare të shqiptare të Luginës së Preshevës të cilët veprojnë në shtetin e Zvicrrës.Ndërkohë që në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e njërës nga shoqatat e vepron në Belgjikë.
Me këtë rast kryetari Arifi falënderoi mërgatën shqiptare për kontributin e tyre që kanë dhëbë si para po ashtu edhe pas luftës si në Luginë por edhe në Kosovë.
Kryetari Arifi këto shoqata i quajti ambasadorë të shqiptarëve të Luginës në perëndim.
Ndërkohë u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes shoqatave dhe komunës së Bujanocit./Luginë Press/
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Y3EV6hc6sus&feature=autosharel” width=”560″ height=”315″]








