Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë është hapur edicioni e shtatë i ekspozitës me artizanate turke e që është arritur si rezultat i kurseve pesë mujore.
Aktiviteti në fjalë është organizuar nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim(AKEA) në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë në Komunën e Konya, të Turqisë.
Me këtë rast Kryetari i Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsim(AKEA) , Usamedin Abazi, theksoi se të rinjët sot kanë nevojë që ta flasin me gjuhën e artit për të luftuar urrejtjen.
“Mendoj se me gjithë këtë jemi duke u munduar me treguar se rinia jonë vërtet sot ka nevojë që të flet me gjuhën e shpirtit, të flet me gjuhën e artit tha Abazi. Sipas tij kurdo herë që të rinjët anë e kënd globit njerëzor flasin me gjuhën e artit e që është gjuhë e shpirtit nuk do të ketë vend për dhunë, nuk do të ketë vend për aspektin e moskuptimit, edhe urrejtjes e smirës këto të cilat ne e dimë se jo pak vende janë duke u ballafaquar me to.
Ndërkaq Abdyl Melik, nënkryetari i Komunës së Konya të Turqisë tha se Kosova dhe Turqia duhet të ecin me hapa më të fortë dhe të përkrahin njëra tjetrën.
“Ne si Konya gjithmonë do të jemi bashkë me ju. Hapat e tona janë hapa që vëllazërinë e Prishtinës me Konya dhe Kosovën me Turqinë, të qesim hapa më të fortë dhe të jemi të gjithmonë së bashku”, tha ai mes tjerash.
Fjalën e rastit e mori dhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, tha se mendoj se ngjarje të tilla sikur se kjo, janë gjithmonë të mirëseardhura në qytetin tonë.
Ndërkaq kursistët më të mirë të cilët morën pjesë në punime dore dhe në kursin 5 mujor u shpërblyen me mirënjohje për punën e tyre.
Ndërsa në fund ekspozita u pasqyrua me një program kulturo-artistik./Lugina Press/





















