Home SPORT Tifozët turq vijnë në Kosovë, biletat dalin në shitje të hënën

Tifozët turq vijnë në Kosovë, biletat dalin në shitje të hënën

660
0
SHARE

Rreth 1 mijë tifozë turq kanë paralajmëruar ardhjen në vendin tonë për ta përcjell ndeshjen miqësore Kosovës dhe Turqisë. Kurse, biletat për këtë ndeshje do të dalin në shtije të hënën.

Përveç drejtuesve të Federatës së Futbollit të Turqisë në vendin tonë pritet të vijnë edhe një numër i madh i tifozëve turq, për ta përcjell nga afër takimin miqësore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Këtë e ka konfirmuar sekretari i përgjigjëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Eroll Salihu, në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë

“Për ndeshjen e 21 majit në Kosovës pritet të vijnë i gjithë Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Turqisë. Po ashtu, rreth 1 m ijë tifozë turq kanë paralajmëruar ardhje në Kosovë”, ka thënë Salihu.

Ai ka bërë të ditur se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shtije nga Java e ardhshme. “Biletat do të dalin në shtije të hënën nga ora 14:00. Pikat e shitjes do të jenë në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Istog, Skenderaj, Viti, Lipjan, Podujevë”, deklaroi Salihu.

Biletat VIP do të kushtojnë 20 euro, për pjesën perëndimore 15 euro, në pjesën lindore 10 euro, ndërsa veri dhe jugu do të kushtojnë 5 euro.

Turqia vjen të martën

Përfaqësuesja e Turisë do të zbarkoj në Kosovës të martën. Ata pritet ta zhvillojnë një seancë stërvitore rreth orës 16:00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë.

FIFA nuk vjen në Kosovës

Kurse, Eroll Salihu ka bërë të ditur se deri më tani asnjë zyrtarë i FIFA-së nuk e ka konfirmuar ardhjen në Kosovës, për ta parë ndeshjen miqësore Kosovës –Turqi, e cila zhvillohet me 21 maj në stadiumin olimpik Adem Jashari në Mitrovicë./luginapress/