Home Aktuale Historike:Tre vëllezër të rinj dhurojnë veturën e zemrës së tyre për ndërtimin...

Historike:Tre vëllezër të rinj dhurojnë veturën e zemrës së tyre për ndërtimin e xhamisë

435
0
SHARE

Historike:Tre vëllezër të rinj dhurojnë veturën e zemrës së tyre për ndërtimin e shtëpisë së Allahut

✨ Për herë të parë në historinë e ndërtimit të xhamive në Zvicër, tre vëllezër të rinj dhurojnë veturën e zemrës së tyre për ndërtimin e shtëpisë së Allahut.
Janë këta tre vëllezërit Robelli nga komuna e Gjilanit të cilët jetojnë dhe veprojnë në Horgen të Cirihut në Zvicër.
Ky gjest madhështor është dëshmi se dashuria për fenë, për xhaminë dhe për Allahun qëndron mbi çdo gjë materiale.

Tre vëllezërit së bashku me babain e tyre Begzimin janë anëtarë të Qendrës Islame Shqiptare-Zvicërane” Uniteti” në AU Wandeswil të Cirihut.

Allah,  shto e beko këtë rini, e bëji ata dritë udhëzimi dhe shembull për të gjithë.
Le të mbetet ky moment si një faqe e artë në historinë e sakrificave për Din-in Islam.

Kjo ndodhi dje me date 21.09.2025 ne Organizimin e tubimit te mjetve financiare per Xhamine Uniteti në Au të Zürich-it, organizim ky qe u moderuar ashtu sic i ka hije me plot modesti nga hoxha Imam Bekim Alimi, gjithsej u mblodhen 870.000 franga!