Home SPORT Mata: Messi do ta udhëheqë Barcën drejt tre titujve

Mata: Messi do ta udhëheqë Barcën drejt tre titujve

854
0
SHARE

Mesfushori i Manchester Unitedit, Juan Mata, konsideron se Lionel Messi është duke arritur majën e tij këtë sezon dhe e ka zgjedhur Barcelonën si favorit për tre titujt.

Blaugranët janë një pikë prapa Real Madridit në La Liga dhe gjenden në garë për Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa futbollisti spanjoll beson se argjentinasi mund ta udhëheqë skuadrën drejt sukseseve këtë edicion.

“Messi duket se po arrin majën e tij në këtë pjesë të sezonit”.

“Dhe nëse ia shtojmë kontributin e disa lojtarëve fantastikë, atëherë ata (Barcelona) janë kandidatë potencialë për ta fituar çdo garë”, ka shkruar Mata në faqen e tij zyrtare.

26-vjeçari ka shtuar se pret një luftë për vendin e tretë, ndërmjet Atletico Madridit, Valencias dhe Sevillas.