Home Aktuale Suarez fiton çmimin e lojtarit më të mirë në Kupën e Botës

Suarez fiton çmimin e lojtarit më të mirë në Kupën e Botës

769
0
SHARE

Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez, është kurorëzuar si lojtari më i mirë në Kupën Botës për klube, pasi shënoi pesë gola në dy ndeshje, për t’i ndihmuar Barcelonës ta fitoi turneun.

Uruguaiani përfundoi para yjeve të skuadrës Lionel Messit dhe Andres Iniesta, të cilët ishin i dyti dhe i treti. Ish-sulmuesi i Liverpoolit ka qenë në formë të bujshme ku në dy ndeshjet gjysme-finale dhe finale ka shënuar pesë gola, tre kundër Guangzhou Evergrande dhe dy në finalen kundër River Plate. Mesfushori dhe kapiteni i Barqes Andres Iniesta, fitoi edhe një çmim tjetër që ishte “Fair Play”.

Fituesit e mëparshëm të çmimit Golden Ball në Kupën e Botës kanë fituar, Franc Ribery, Sergio Ramos, Wayne Rooney, Lionel Messi.

suarez