Home LAJME OVL e UÇK-së thërret protestë në mbrojtje të “Grupit të Drenicës”

OVL e UÇK-së thërret protestë në mbrojtje të “Grupit të Drenicës”

821
0
SHARE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e shqetësuar me vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për transferimin e “Grupit të Drenicës”, për paraburgim në Burgun e Mitrovicës së Veriut, ka ftuar veteranët e luftës që nesër (22 maj), nga ora 7 e mëngjesit, të tubohen në QKUK, për të protestuar në mbrojtje të bashkëluftëtarëve.

“Duke konsideruar se ky vendim i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, e kanos sigurinë e Republikës së Kosovës në përgjithësi dhe rrezikon jetën e bashkëluftëtarëve tonë në veçanti, ne bëjmë thirrje të gjithë mekanizmave vendorë e ndërkombëtarë në Kosovë, që të ndikojnë në anulimin e këtij vendimi”, thuhet në një njoftim të OLV-UÇK-së.